Mbi 1.3 miliardë euro po u “dhurohen” kompanive në Shqipëri pa eksperiencë në fushën e autostradave

    Tetë kompani të bashkuara të shpallura fituese të koncesionit 35-vjeçar të projektimit, ndërtimit e mirëmbajtjes së rrugës Lekaj –Fier pritet të arkëtojnë 1.3 miliardë euro nga vendosja e traut me pagesë.

    Por, ajo që vihet re është se këto kompani që fituan koncesionin prej 320 milionë euro për ndërtimin e këtij segmenti prej 46 kilometër nuk kanë eksperiencë të mëparshme në ndërtimin e rrugëve ne te tilla përmasa dhe as ne menaxhimin e rrugëve me pagese.

    Me një vështrim të thjeshtë, vihet re se ata kanë ushtruar aktivitetin e tyre në punë të tjera publike. Për shembull, tenderat e fituara nga kompania Fusha që është edhe udhëheqësja e kompanive fituese të këtij projekti janë kryesisht për mirëmbajtje të objekteve ndërtimore, shërbime pastrimi e gjelbërimi në bashki të ndryshme të vendit, apo për sistemime e kthim në gjendjen fillestare të segmenteve rrugore pas ndërhyrjes në rrjetet e ujësjellës kanalizime.

    E njëjta situatë paraqitet edhe për kompaninë “Ante Group”, një shoqëri e zotëruar nga 5 persona me objekt të veprimtarisë së saj ndërtime e rikonstruksione të objekteve industriale, tregtare, apo shërbime të tjera komunale e urbane rezulton se kryesisht kontratat e fituara janë për shërbime pastrimi apo tendera për procesin e rindërtimit.

    Dukshëm, nuk vihet re nga tenderët e fituar që kjo kompani të ishte fituese e ndonjë investimi madhor infrastrukturor të ngjashëm me Lekaj-Fier.

    Ndërtim ujësjellësish, punime për ndriçim rrugësh apo rikualifikime të blloqeve urbane janë këto objektet e tenderave të fituara kryesisht nga kompania Kupa, një nga 8 kompanitë fituese të këtij koncesioni ku vihet re qartazi mungesa e eksperiencës në projekte infrastrukturore si rruga Lekaj-Fier.

    Edhe kompania “Agbes Construksion” po ashtu duket se veprimtarinë e saj e ka zhvilluar kryesisht në punime të vogla rrugore, shërbime rikonstruksioni rrugësh në bashki, asfaltime apo ndërtim ujësjellësish.

    Rikonstruksione rrugësh në qytete të ndryshme, asfaltim të rrugëve apo projektime për ndërtim rrugësh e godinash në kuadër të procesit të rindërtimit janë kryesisht tenderat e fituar nga Klodioda shpk, që do të përfitojë së bashku me kompanitë e tjera nga vendosja e traut me pagesë në rrugën Lekaj-Fier.

    Por, nga tenderat e fituar, qartazi as kjo kompani nuk është angazhuar në ndërtime rrugësh si ajo Lekaj-Fier. Edhe kompanitë e tjera, Albavia dhe Spahera pjesë e bashkimit të kompanive fituese veprimtarinë e tyre e kanë zhvilluar në projekte të vogla, kryesisht me rikualifikime të blloqeve të pallateve apo rikonstruksione të rrugëve e rrugicave në qytete.

    Sic duket qartësisht asnjë nga këto kompani nuk ka në CV e tyre një punë të ngjashme, një kërkesë kjo thelbësore e ligjit për tenderimet. Ndërkohë që dhënia e një rruge me koncesion është një projekt shumë i madh. Por në rastin e koncesionit dhënë kompanisë Fusha, Ante dhe të tjerat këto rregulla janë shpërfillur ndërsa kompanive u është dhënë torta 1.3 miliardë euro për ta ndarë në disa breza. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Policia e Tetovës e bën për spital 22-vjeçarin pa asnjë arsye, policia thotë se ai sulmoi pjesëtarët e SPB-së

    Lajmi i rradhës

    “Po ngordhim si miza”: Fshati rus përballet me mungesë burrash

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë