Mbi 14 milionë udhëtarë në RMV e kanë shfrytëzuar taksin

    Vitin e kaluar me taksi janë transportuar 14.341.000 udhëtarë, prej të cilëve 12.749.000 në transportin urban, ndërsa në transportin ndërurban janë transportuar 1.592.000 udhëtarë, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS).

    Me 1.556 automjete të përfshira në hulumtim janë realizuar gjithsej 55.793.000 kilometra, prej të cilave 47.487.000 në transportin urban, ndërkaq në transportin ndërkombëtar janë realizuar 8.306.000 kilometra.

    Të dhëna për taksi-transportin janë marrë nga 227 njësi raportuese.

    EShS-ja i ndanë të dhënat edhe për konsumin e karburantit: 184 ton benzinë, 2.752 ton dizel dhe 2.239 ton autogaz.

    Lajmi Paraprak

    Sindroma e “gjumit të vonuar”

    Lajmi i rradhës

    Maturantët në RMV ndërmjet shumë dilemave!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë