Plagoset një person gjatë një përleshje fizike për një vend parkimi në Kodrën e Diellit!

    Fotografia: Nistori

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 22:00 një person është plagosur me një mjet të mprehtë pas një zënke për parking. Nga MPB njoftojnë se një person është arrestuar, përcjell Nistori.

    “Në vikend lagjen e Kodrës së Diellit, përballë një objekti hoteliere, pas një zënke paraprake verbale për një vend parkimi, ndërmjet Xh.L. (56) nga Tetova, dhe V.S. (36) nga fshati Xhepçishtë i Tetovës, ka ndodhur një përleshje fizike, në të cilën V.S. ka përdorur një mjet të mprehtë ndaj Xh.L., dhe ka plagosur atë. V.S. është ndaluar në SPB-Tetovë”, thonë nga MPB.

    Lajmi Paraprak

    Teleferiku i Vodnos javën e kaluar është shfrytëzuar nga mbi 3000 qytetarë

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria lehtëson masat kundër Covid-19 për qytetarët e RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë