Mbi 140 mijë qytetarë në Maqedoni jetojnë me diabet

    Mbi 140.000 qytetarë në Maqedoninë e Veriut jetojnë me diabet, që do të thotë se pothuajse një në çdo njëmbëdhjetë të rritur përballet me këtë sëmundje. Sot shënohet Dita Botërore e Diabetit.

    Në këtë drejtim, drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, theksoi se vendi po shënon përparim në terapi dhe paralajmëroi përmirësime nga viti 2027.

    “Për momentin pjesa më e madhe e pacientëve trajtohen me gjeneratën e tretë të insulinës, krahasuar me rajonin dhe me të kaluarën kjo është përparim i madh. Sigurisht pacientët kanë të drejtë të kërkojnë më shumë dhe mendoj se Qeveria po punon që të zgjidhet mungesa e sensorëve në një të ardhme të afërt. Nga viti 2027 diabeti do të bëhet pjesë e punës së Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe që tani po përgatitemi, kemi një vit të plotë për t’u përgatitur që të sigurojmë sistem, ku me kriteret e duhura të gjithë do të jenë të përkujdesur”, deklaroi Sasho Klekovski.

    Sipas të dhënave të Federatës Ndërkombëtare të Diabetit- të Atlasit, në vend çdo vit ka pothuajse 940 vdekje të lidhura me diabetin. Vetëm një e treta ose rreth 47.000 njerëz janë të vetëdijshëm se janë të prekur nga diabeti.

    Sipas këtyre të dhënave, 112.000–135.000 persona janë të diagnostikuar me diabet: rreth 4.000 me tip 1, 40.000 me tip 2 në terapi me insulinë dhe 72.000–80.000 në terapi orale. Insulina është falas për të gjithë pacientët me diabet, por kompensimi për barna të tjera është i kufizuar.

    Lajmi Paraprak

    Dështoi konstituimi i Këshilli të Komunës së Strugës, VMRO dhe VLEN nuk arritën marrëveshje për kryesues

    Lajmi i rradhës

    Krenar Lloga tërhiqet nga Aleanca për Shqiptarët: nuk është vendim i lehtë për mua

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë