Mbi 180 mijë qytetarë posedojnë armë të regjistruara, ndërsa mendohet të ketë 451 mijë armë zjarri pa leje

    Në vitin 2005 u miratua Ligji për armë i cili mbetet në fuqi edhe sot me disa ndryshime. Në fillim, ligji lejonte posedim të armës në disa situata të caktuara. Në vitin 2007 u miratua amendamenti me të cilin u hoq diskrecioni i policisë në dhënien e lejeve për armët e zjarrit të gjuetisë, duke përcaktuar se cilat kushte duhet të plotësoheshin për t’i marrë ato, por lejet për vetëmbrojtje mbeten për t’u dhënë nga institucionet.

    Sipas ligjit në fuqi, arma e zjarrit ndahet në 4 kategori edhe atë: kategoria A, armë automatike që ndalohet për përdorim civil, kategoria B dhe C, armë zjarri gjysmë-automatike, pistoleta, pushkë dhe pushkë gjahu që mund të blihen me leje norma, përcjell Telegrafi. Armët e zjarrit të kategorisë C mund të jepen në rrethana lehtësuese si dhe kategoria D e cila përfshin armë të ftohta, ajrore dhe zjarri që mund të blihen pa leje, por nevojitet regjistrim.

    Municioni mund të blihet vetëm me leje të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Për të marrë leje për armë zjarri në Maqedoni, aplikanti duhet të jetë së paku 18 vjeç, i aftë për punë, i shëndetshëm, të mos jetë i rrezikshëm për rendin publik, të ketë vendbanim të përhershëm në Maqedoni, të ketë njohuri teknike për armët dhe rregulloret përkatëse dhe të ketë arsye të justifikuar për fitimin e një të drejte të tillë.

    Në vitin 2018, në Maqedoni janë regjistruar 180 mijë armë zjarri, por vlerësimet janë se në vend ka 451 mijë armë zjarri pa leje.

    Lajmi Paraprak

    Depresioni dhe ankthi është më i madh tek adoleshentët e RMV pas Covid-19

    Lajmi i rradhës

    Jo “Republika Srpska”, modeli kroat për Asociacionin – çka dihet deri tani?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë