Mbishkrime të shumta kërcënuese mbulojnë një çerdhe në Shkup

    “Vrasës”, “fashistë”, “SASHK-u vrasës i fëmijëve” janë vetëm disa nga mbishkrimet që janë shkruar gjatë natës në muret e çerdhes “Rosica” në Gjorçe Petrov.

    Kjo vjen pasi dy ditë më parë pati kërcënime ndaj drejtoreshës së kopshtit, si dhe punonjësve në të njëjtin kopsht. Muret e ndërtesës janë lyer gjatë natës. Punëtorët kanë qenë të parët që kanë vënë re situatën mëngjesin e sotëm. Kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Aleksandar Stojkoski kërkon gjetjen e menjëhershme të autorëve.

    “E dënoj këtë akt vandalizmi që synon të mirat shoqërore. Kjo interpretohet si presion dhe kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj punonjësve në kopsht. Apeloj MPB-në që të gjejë autorët dhe të sanksionojë menjëherë dhe sa më shpejt”, tha Stojkoski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon greva në arsim

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria përgënjeshtron Bujar Osmanin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë