Vazhdon greva në arsim

    “Pavarësisht thirrjes së një dite më parë të ministrit të Arsimit dhe Shkencës që mësimdhënësit të rikthehen ne vendet e punës dhe të vazhdojnë të pranojnë të vazhdojnë procesin mësimor, ndërkohë që paralelisht do të vazhdojnë edhe bisedimet, nuk është pranuar një ofertë e tillë dhe sot për të pestën ditë me radhë greva vazhdon, si në shkollat e mesme ashtu edhe në shkollat fillore.”

    Nga mos arritja e një marrëveshje, ata që pësojnë më shumë janë fëmijët, të cilët janë të detyruar të qëndrojnë larg bankave të shkollës. Në shkollën fillore “ Imri Elezi” grevistët e mbyllën derën sapo vërejtën ekipin tonë, ndërsa para shkollës gjetëm disa fëmijë që jetonin aty pranë, nxënës të shkollës në fjalë.

    “Ti sa vjeç ishte?
    -Shtatë. Shtatë e gjysmë.
    – Çfarë klase je?
    – E dyta
    – Të vjen keq që nuk je duke shkuar në shkollë?
    – Po.

    “Kush është klasa e parë këtu?
    Po tani që nuk shkon në shkollë, të ka marr malli për shoqet?
    – Për shoqet më ka marr shumë, edhe për shokët.
    Ke qeft ë shkosh në shkollë?
    – Shumë. Kam dëshirë të shkoj ë shkollë, sepse i mësojmë shkronjat dhe numrat.”

    Kryetari i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës, Jakim Nedelkov, përmes një statusi të faqen e tij në facebook uroi të gjithë grevistët për qëndrimin e tyre të pa luhatur.

    “Dita e pestë e grevës së SASHK-ut. Dita e fundit e punës e javës. Urime të gjithë grevistët që kanë besim dhe vetëbesim në vetvete dhe në SASHK. Këtë herë po bëni diçka të veçantë për veten, për familjen, për aktivitetin. Në fund do të jeni krenarë dhe me kokën lart do të mund të thoni – “Po, kam kontribuar për të rikthyer dinjitetin e profesionit”. Suksesi është i pashmangshëm!”, tha Jakim Nedelkov- kryetar i SASHK-ut.

    Greva në arsim erdhi si pasojë e revoltës së mësimdhënësve për mos nivelizimin e pagave konform Marrëveshjes Kolektive. Pas rritjes së pagës minimale, SASHK doli me kërkesë që pagat në arsim të rriten përnjëherë për 18.4%, megjithatë Qeveria thotë se shteti nuk ka para për rritje të tillë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Antikorrupsioni” dhe pritshmëritë e qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    Mbishkrime të shumta kërcënuese mbulojnë një çerdhe në Shkup

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë