Mbyllet strehimorja “Çiçino” | Çfarë do të ndodh me të pastrehët?!

    Ka vjet që ky vend u bë shtëpi për të pastrehët.

    Edhe pse këtij vendi i mungojnë kushtet  për jetesë, por të paktën kishin një vend të sigurt ku të pastrehët të bënin gjumin.

    Por strehimores “Çiçino” po i vjen fundi. Do të mbyllet përgjithmonë.

    Zoran Bajrakov është një prej personave më të vjetër në këtë strehimore. Ka 8 vjet që qëndron këtu.

     “Ju a dëshironi të largoheni nga ky vend?

    -Dua apo nuk dua unë, duhet të largohemi. Të gjithë do të largohen të gjithë të pastrehët këtu do të largohen tani ka rregulla se ku do të na dërgojnë ku të thotë ministria atje- thotë Zoran Bajrakov.

    E që kjo strehimore është lënë pas dore nga institucionet tregojnë edhe këto pamje.

    – Prej sa vjet jeni këtu?

    -Një vit.

    -Si janë kushtet? Dhe a e dini se do t’u dërgojnë në një vend tjetër dhe ky vend do të mbyllet?

    -E di. Po nuk e di nëse na thonë patjetër do të largohemi- thotë një tjetër.

    Drejtori i qendrës për punë Sociale në Shkup, Liridon Baftiju e konfirmoi se kjo qendër strehuese do të mbyllet! Po çfarë do të ndodh me mbi 30 të pastrehët që qëndrojnë këtu?

    “Ta tregoj planin se si do të rregullohet kjo punë, kemi të moshuar të cilët mbi moshën 65 vjeçe dhe zgjidhja më e mirë është për ta t’i dërgojmë në Spitalin Geriatrik sepse mendojmë që atje kanë edhe kujdese shëndetësore aty është stafi mjekësor i cili çdoherë kujdeset për ato”- deklaroi Liridon Baftiju, drejtor i Qendrës së Punë Sociale – Shkup.

    Të moshuarit do të dërgohen në spitale adekuate, por në këtë vend janë edhe 5 fëmijë.

    “Për fëmijët patjetër që po e mendojmë një zgjidhje më të mirë ne biseduam edhe para intervistës dhe ja u tregova disa ide kreative të cilët i kam ne si institucion mund të bashkëpunojmë edhe me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me institucionet tjera të cilët kanë prona shtetërore të cilët i menaxhojnë nëse numri është i tillë na ngelet diku 15 persona që t’i transferojmë në vendbanime të sigurta atëherë mendojmë se edhe zgjidhja do të jetë më e lehtë ato persona në fund të ditës do të jenë të lumtur”.- shton Liridon Baftiju, drejtor i Qendrës së Punë Sociale – Shkup.

    Disa herë kjo strehimore është djegur, pas çka u shkatërruar një pjesë e madhe e objektit. Në vitin 2020 u dogjën tre baraka, por për fat të mirë nuk pati dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Shpesh kemi raportuar për kushtet jo adekuate që jetojnë personat e pastrehë. Kjo strehimore është ndërtuara para 50 viteve. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Trençevska: Punojmë në avancimin e shërbimeve sociale

    Lajmi i rradhës

    Deri ku është ndërtimi i “Korridori 8”?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë