Me 88 vota “pro” Kuvendi i votoi ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive

    Me 88 vota “pro” mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u votuan ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive.

    “Konstatoj se Kuvendi miratoi ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore. Meqë rendi i ditës është ezauruar, konstatoj se seanca e dytë e Kuvendit ka përfunduar”, tha Afrim Gashi.

    Për ndryshimet e ligjit votuan deputetët e VMRO-DPMNE-së, koalicioni VLEN, partia ZNAM si dhe deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. VMRO-DPMNE dhe Fronti Evropian mbrëmë u shprehën se kanë arritur marrëveshje për mbështetje të ndryshimeve.

    Sipas LSDM-së, me këtë riorganizim të ministrive dhe administratës nuk po bëhen reforma, por kjo është vetëm për interesat e koalicionit qeveritar.

    Lajmi Paraprak

    Pse është sfiduese zhvillimi i vaksinave për sëmundjet parazitore?

    Lajmi i rradhës

    Gati e pamundur zbulimi i plotë të pronarëve të vërtetë të kompanive që fitojnë tenderë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë