MË MIRË NË ÇERDHE SESA MË GJYSHËRIT! / Prindërit dibranë zgjedhin kopshtin para shtëpisë

    Nga viti në vit rritet numri i fëmijëve që rrinë në qëndrim ditor në çerdhen e Dibrës. Veçmas një rritje të numrit të fëmijive të vegjël ka në fillim të këtij viti të rij shkollor respektivisht nga muaji shtator. Kjo është arsyeja pasi prindërit më shumë po preferojnë ti dërgojnë fëmijët e tyre në kopsht sesa t’i lënë me gjyshërit, por edhe për faktin se në çerdhe marrin kujdesin e duhur, socializohen dhe shoqërohen me moshatarët e tyre dhe fitojnë disiplinë.

    Drejtoresha e çerdhes “Breshia” në Dibër, Ajrie Daçi, informon se në këtë institucion parashkollor ka shumë fëmijë dhe sivjet është në rritje edhe numri i fëmijëve të moshës më të vegjël – bebe.

    “Kushtet e mira në kopshtin Breshia, kuadri profesional i edukatoreve si dhe ekipit në tërësi janë arsyet kryesore që kanë rritur numrin e fëmijëve që vijnë në institucionin tonë parashkollor”, tregon Daçi dhe shton se një pjesë bukur e mirë e prindërve janë në marrëdhënie pune e si zgjedhje e kanë çerdhen për fëmijët e tyre.

    Por të dhënat nga institutit parashkollor tregojnë se në vitin 2024 – në çerdhen Breshia të Dibrës janë regjistruar 60 fëmijë të moshës së vogël, por ka edhe një numër të madh të fëmijëve të moshës deri në 3 vjeç që frekuentojnë çerdhet, si dhe fëmijëve nga 3 deri në 6 vjeç ,ndërsa një numër i vogël zgjedhin të qëndrojnë me gjyshërit. F.S ka një lidhje të fortë me mbesën 1-vjeçare Inën. Edhe pse me karrierë në arsim, e tash është në prag të daljes në pension, ajo sërish i ka orientuar nipërit e mbesat drejt institucioneve parashkollore dhe nuk ka mbështetur qëndrimin në shtëpi me gjyshërit.

    “E kemi dërguar në çerdhe që 7 muajsh. U mësua shumë shpejt. U kam thënë fëmijëve se gjithmonë emri edukator, mësues është shumë herë më i madh se gjyshër. Ata ju japin dashuri, por në çerdhe e kopsht marrin kujdesin e duhur, mirërriten, mësojnë disiplinën, çohen me prindërit siç ikin ata në punë, pastaj fëmija po ndenji në shtëpi, i duken të gjitha ditët njësoj dhe llastohen!”, shprehet bashkëbiseduesja e jonë.

    Është një botëkuptim i vjetër kur e justifikojnë me virozat. Si brenda si jashtë shtëpisë fëmija do sëmuret, do i kalojë, kështu do i forcohet imuniteti, thotë Dona, nënë e re dhe e punësuar.

    “Unë jam në punë, e çoj në çerdhe se nuk kam me kë ta lë. Prindërit e mi nuk i kam afër. Prindërit e burrit punojnë dhe i kam dërguar dy fëmijët në kopsht”, thotë Dona – nënë e dy fëmijëve 2 dhe 4 vjeç. Ajo shton se edhe fëmija integrohet me fëmijët e tjerë, bëhet më social! Por ka edhe disa prindër që nuk duan fëmijët ti çojnë në kopsht, por ti mbajnë prindërit respektivisht gjyshërit e fëmijëve.

    “Unë mendoj se më mirë kujdesen gjyshërit se ju kushtojnë më vëmendje se një fëmijë kanë, ndërsa në çerdhe janë shumë fëmijë”, na thotë Genta, e cila ka një djalë të moshës 3 vjet dhe atë e mbajnë prindërit e burrit pasi janë edhe pensionistë. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Grubi nuk është pjesë e BDI-së! A do të distancohet edhe nga Ramiz Merko?

    Lajmi i rradhës

    Nga viti në vit më pak të mbjella në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë