Shqiptarët dënohen në Angli, ndërtuan shtëpi bari, vlera e kanabisit 730 mijë stërlina

    Tre shtetas shqiptarë janë dënuar për kultivim kanabisi në Angli.

    22-vjeçari Anjelos Selamaj, 29-vjeçari Alban Topi dhe 29-vjeçari Engjell Osmanaj kishin ndërtuar një fabrikë kanabisi në godinën ku nodhej një bankë që nuk funskiononte më në Natëest në Bodmin ‘s Fore Street.

    Bimët që u gjetën aty kapnin në treg vlerën e më shumë se gjysmë milionë paundësh. Tre të rinjtë u shpallën fajtorë nga gjykata e Truro Crown. Osmanaj u dënua me 40 muaj heqje lirie, Selamaj 20 muaj, ndërsa Topi 16 muaj.

    Gjatë aksionit në janar të këtij viti, policia theu dyert e blinduara për të hyrë në ndërtesën katër katëshe ku ishin mbjellë bimët e kanabisit, ndërsa autorët u kapën gjatë përpjekjeve për t’u arratisur.

    Godina me mekanizma që kishin potencial të lartë prodhimi, u cilësua rrezik për shëndetin në zonë. Brenda saj u gjetën mbi 850 bimë, me vlerë 731 mijë stërlina.

    Në makinën e Osmanajt u gjetën mjete që përdoreshin për rritjen e lëndëve narkotike. Topi dhe Selemaj kujdeseshin për bimët, ndërsa Osmanaj kishte rol më kryesor në këtë biznes të jashtëligjshëm, sipas gjykatësit. Avokati i këtij të fundit, tha në seancë dhe Osmanaj nuk ka asnjë precedent penal në Shqipëri dhe këtë punë e bënte vetëm për t’i dërguar para prindërve dhe motrës së tij në atdhe.

    Ndërsa avokati i dy të rinjve të tjerë është shprehur se ata “erdhën në Angli për një jetë më të mirë dhe përfunduan në burg. Topi konsiderohet si viktimë e skllavërisë moderne dhe të dy e kanë përdorur kohën e tyre në burg për të përmirësuar veten. Ata kanë punuar në mjedisin e burgut dhe kanë mësuar anglisht. Selamaj ka treguar se dëshiron të kthehet në Shqipëri kur të lirohet”. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Për pak të digjet një objekt në Tetovë, zjarri kaploi orenditë e vendosura para kontejnerit

    Lajmi i rradhës

    Shumica e azilkërkuesve shqiptarë që u janë dhënë viza në Mbretërinë e Bashkuar janë gra të trafikuara

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë