‘Më mirë për Tetovën’: Do jemi avokat i tetovarëve brenda këshillit komunal

    Foto: Urim Krasniqi/kallzo.com

    Iniciativa e pavarur “Më Mirë për Tetovën” në Debat Pernime, të përfaqësuara nga kandidatet gra për Këshillin Komunal të Tetotvës, Elmedina Abdullahi dhe Merita Saiti premtuan transparencë dhe llogaridhënie, ambient të pastër, hapësira të gjelbra dhe urbanizëm të qëndrueshëm.

    Abdullahi nga kjo iniciativë e pavarur që garon për këshillin komunal të Tetovës tha se platforma e tyre është shumë më reale dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë te populli, theksoi se mungesa e transparencës deri sot ka qenë një ndër shkaqet e keqpërdorimeve të shumta.

    “Platforma jonë është shumë më reale dhe do të ketë ndikim direkt, me gjëra praktike për shkak se ne vijmë prej aktivizmit dhe nuk vijmë nga politika. E para gjë që do të shtyjmë është transparenca dhe llogaridhënia sepse jemi të sigurt që në mungesë të transparencës dhe llogaridhënies janë duke u bë të gjitha keqpërdorimet momentalisht në komunën e Tetovës me qeverisjen aktuale, prandaj, do të insistojmë me çdo kusht që çdo mbledhje e këshillit të transmetohet drejtpërdrejt, që qytetarët të informohen se çka vendoset dhe si vendoset”, tha ajo.

    “Ne do të mundohemi të jemi avokatet e popullit, të gjitha kërkesat e popullit do ti përcjellim në Këshill”, tha Elmedina Abdullahi nga MMPT.

    Në anën tjetër, Merita Saiti nga e njëjta iniciativë tha se ambientin e pastër dhe hapësirat e gjelbra  për Tetovën do t’i realizojnë përmes bashkëpunimit me iniciativat ndërkombëtare që punojnë në këtë fushë.

    “Ne do të mundohemi që në shtyllën tonë të ambientit të pastër dhe hapësirave të gjelbra të mundësojmë pastrimin e rregullt të rrugëve të qytetit dhe gjithashtu do të iniciojmë që të mos keqpërdoren fondet e ndara për këto”, tha Merita Saiti.

    Lajmi Paraprak

    Çfarë i kontribuon përfaqësimit të dobët të grave në jetën politike përkatësisht kthimit të kësaj gjendje në kahe pozitive?

    Lajmi i rradhës

    Kasami për “Shik Jellak”: Nuk do të lejojmë investitor kontravers, Tetova ka investitorë vendas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë