“Më mirë për Tetovën”: Pse me paratë tona të ndërtohen dy herë stacione të autobusëve urban?

    “Nuk e kuptojmë se pse me paratë dhe tatimet tona dy herë të ndërtohen stacione të autobusëve urban edhe atë në mes të fushatës” deklaroi Memeti para mediave, njofton Nistori.

    “Më mirë për Tetovën” pyet Teuta Arifin se a ka pasur konkurs për projekt ideor të këtij projekti? Pse komuna te ne bën punët shkel e shko dhe gjysmake në vend që të ketë një qasje serioze dhe Tetovës ti jep një sharm urban?

    “Më mirë për Tetovën” kërkojnë llogari dhe transparencë andaj dhe janë këtu para jush me një ekip njerëzish me integritet dhe profesionist të dëshmuar në fushat e veta, që me këshillin e ri do t’i japin një qasje të re komunës së Tetovës.

    Platforma e “Më mirë për Tetovën” bazohet në tre shtylla: Llogaridhenie dhe transparencë, ambienti pastër dhe hapësira të gjelbërta publike si dhe qytet me plan të qëndrueshëm urbanistik./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Zjarri në qendrën modulare në Tetovë shpërtheu për shkak të tejnxehjes së një kablloje

    Lajmi i rradhës

    Çfar përjeton njeriu kur lufton me sëmundje mendore?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë