Me muaj të tërë banorët e Bllacës nuk kanë transport të rregullt

    Fotografia: Ilustruese

    Tashmë pesë muaj banorët e fshatit Bllacë po përballen me mungesë të transportit të rregullt publik. Posaçërisht, javën që lëmë pas banorët kanë raportuar për Alsat se asnjë autobus publik nuk ka ardhur në fshat dhe anasjelltas.

    Të revoltuar, banorët thanë se ndjehen të diskriminuar dhe të manipuluar nga Ndërmarrja e Qarkullimit Publik, e cila pa asnjë sqarim po lë banorët pa mbërritur në vendet e tyre të punës ose në kryerjen e obligimeve të caktuara në institucionet e Shkupit.

    “Në mëngjes, të gjithë punëtorët organizohemi dhe paguajmë 1500 denarë në muaj me hy në makinë, a 2000 denarë e paguajmë mujoren. Paratë shkojnë kot për mujore ndërsa autobus nuk kemi. Ka intervenuar kryetari i komunës, kryetari i Bashkësisë Lokale, thonë nuk kemi shofer të autobusëve, kur i pyes shoferët më japin përgjigje krejt ndryshe, thonë shoferë ka mjaftë. Jemi një shtet demokratik edhe autobus mos me pas është turp për ne”, tha njw banor.

    Të revoltuar janë edhe fëmijët. Ata thonë se mungesa e autobusit ka detyruar të ndërpresin çdo aktivitet edukues dhe kulturor. Madje, në raste të caktuara edhe kontrollet e rregullta shëndetësore.

    “Ne po dëshirojmë me shku në shkollë, me i vizitu shkollat e tjera po për shkak të mungesës së autobusit po mbetemi këtu. Kemi hy në kurs disa vajza, për shkak të autobusit është dashur me anulu edhe kursin. Çfarë kursi ke qenë? Në anglisht”, u shpreh njw fwmijw tjetwr.

    “Vjen vetëm i orës 8 në mëngjes, të tjerët nuk vijnë. Kam dashur të shkoj në kontrollim sistematik ose diku tjetër, për shembull me shku me vizitu ndonjë anëtarë të familjes me vizitu por nuk kemi mund për shkak të autobusëve”, tha njw fwmijw.

    Fshati Bllacë ka mbi 100 shtëpi të banuara. Banorët thuajse çdo ditë duhet të udhëtojnë drejt Shkupit dhe anasjelltas. Më të prekur janë nxënësit e shkollave të mesme të cilët në mungesë të autobusit të linjës 81 po humbin orë dhe ditë të tëra nga procesi mësimor duke krijuar mungesa të panumërta. Nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike shfajësohen duke thënë se transporti publik drejt fshatit Bllacë është i rregullt përveç rasteve të caktuara kur autobusët përballen me defekte të paparashikuara./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Maqedoni, për tre muaj janë shpërngulur rreth 350 nxënës

    Lajmi i rradhës

    Mbyllet pjesa e parë, Kosova ka epërsi 1:0 ndaj Izraelit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë