“Me ngritjen e pagave mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve”

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes një video fjalimi falënderoi të gjithë zyrtarët e qeverisë në këtë dhe mandatin e kaluar për punën që kanë bërë në realizimin e një prej premtimeve më të rëndësishme të Qeverisë, pagën mesatare prej mbi 30.000 denarë.

    Kovaçevski tha se Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja realizoi një nga premtimet më të rëndësishme të dhëna qytetarëve në vitin 2017, pagën mesatare prej mbi 30.000 denarë.

    “Rritja e pagave dhe investimi në standardin e jetesës së qytetarëve është një politikë ndaj së cilës ne kemi qëndruar konsekuent. Pavarësisht nga të gjitha pengesat e opozitës dhe ligjet e bllokuara të rritjes së pagave, pagat po rriten në mënyrë të qëndrueshme.

    Pakkush besonte se do të kishim një pagë mesatare prej 30.000 denarë. Ky premtim ishte cak i kritikave dhe talljeve, por me politika konsekuente arritëm ta realizonim”, tha Kryeministri.

    Ai shtoi se në një kohë të krizës së madhe ekonomike, ne e kuptuam se sa e rëndësishme është investimi në të ardhurat e qytetarëve dhe punëtorëve. Me rritjen e pagave mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve dhe e drejtojmë Buxhetin atje ku është më i nevojshëm.

    Lajmi Paraprak

    Arinjtë e kaftë në Kopshtin Zoologjik në Shkup transferohen në AROSA Bear Sanctuary në Zvicër

    Lajmi i rradhës

    “Gabimi rus” që ndryshoi mendësinë në Finlandë dhe Suedi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë