Arinjtë e kaftë në Kopshtin Zoologjik në Shkup transferohen në AROSA Bear Sanctuary në Zvicër

    Ariu i kaftë në Kopshtin Zoologjik në Shkup/Fotografia: Emir Hamzi/17.05.2022

    Dy arinjtë e kaftë, Marko dhe Martina nga Kopshti Zoologjik i Shkupit udhëtuan për një jetë të re në AROSA Bear Sanctuary në Zvicërr. Tina Mickovska, aktiviste e të drejtave të kafshëve ditëve të fundit informoi se, pas ikjes së dy arinjve, do të rinovohet një ndër habitatet më të vjetra në kopshtin zoologjik, i cili duhet të jetë mjaftueshëm i madh që dy arinjtë e tjerë të kaftë Bim dhe Bum të vazhdojnë të jetojnë jetë më të mirë, shkruan Meta.

    “Shumë falëmnderime për Four Paws International, të cilët edhe këtë herë ndihmuan edhe këto dy, përkatësisht katër arinj të kenë jetë më të mirë, ndërsa gjithsesi shumë falënderim për kolegët e mi të cilët e pranuan sfidën. Ditë e natë kemi qenë në Kopshtin Zoologjik me ekipet e huaja disa herë, sepse bëheshin përgatitje dhe kontrolle mjekësore për transportin”, ka shkruar Mickovska, e cila ishte iniciatore që të bëhet zhvendosja.

    Ditë të fundit, Mickovska së bashku me përfaqësuesit e „Four Paws International“, Iona Dangler, drejtoreshë e repartit për kafshë të egra dhe Barbara Van Gin, drejtor ndërkombëtar i sektorit „Wild animals rescue & Advocasy”, kishin takime me sekretarin gjeneral të Qeverisë së RMV-së, Metodija Dimovski. Në takim është biseduar për mënyrën e mbrojtjes së kafshëve të egra në Maqedoninë e Veriut, për problemin me tregtinë ilegale, si dhe për nevojën e krijimit të kornizës ligjore për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve të egra në vend.

    Dimovski theksoi se, legjislacioni i vendit tonë në pjesë të madhe është e harmonizuar me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe se vendi është nënshkrues i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe konventave që i tangojnë këto tema.

    Në takim po ashtu u theksua se, së shpejti do të krijohet memorandum për bashkëpunim mes Qeverisë, ministrive resorë dhe „Four Paws International“ dhe se do të punohet në avancimin e legjislacionit për mbrojtje të kafshëve të egra si dhe, krijimi i qendrave të shpëtimit për arinjtë e kaftë.

    Përfaqësuesit e organizatës u takuan edhe me ministrin e Bujqësisë, Lupço Nikollovski dhe kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska.

    Lajmi Paraprak

    RMV – rishikimi i buxhetit javën e ardhshme para deputetëve

    Lajmi i rradhës

    “Me ngritjen e pagave mbrohemi nga rritja e madhe e çmimeve”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë