Më pak studentë në Prishtinë | Bie numri i aplikimeve, emigracioni një ndër shkaqet

    Numri i të rinjve që duan të ndjekin studimet në Universitetin e Prishtinës ka rënë dukshëm.

    Për vitin akademik 2023/2024 kanë aplikuar 6104 kandidatë, ndërkohë që në vitin paraprak kishin aplikuar 7917, sipas të dhënave të Rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina”.

    Një prej arsyeve që mund të ketë çuar në uljen e numri të studentëve është edhe migrimi, sipas këtij institucioni.

    “Ndër arsyet që mund të ketë ndikuar në uljen e numrit të aplikimeve është edhe fakti se numri i maturantëve në nivel vendi ka rënë dhe kjo është reflektuar edhe në numrin e aplikimeve në Universitetin e Prishtinë. Në disa vite akademike, Universiteti i Prishtinës ka regjistruar vetëm studentë të rregullt dhe jo studentë me korrespodencë. Ndikon gjithashtu dhe aspekti demografik, lëvizjet e brendshme dhe të jashtme të të rinjve të Republikës së Kosovës”.

    Sipas njohësve, përpos migrimit që ka ulur numrin e të rinjve të interesuar për studime, faktor është edhe mungesa e programeve të profilizuara që ofron universiteti.

    Shumë profile më nuk janë atraktive për tregun e punës, më e rëndësishmja, nuk gjenerojnë punësim. Derisa, mungon punësimi atëherë kush është ai përfitimi për një studentë që të vazhdojë studimet në këto profile.

    Universiteti i Prishtinës ka 14 fakultete me qindra programe për studime në tre nivelet e arsimit të lartë./TCh/

    Lajmi Paraprak

    E thotë shkenca! Truri i babait ndryshon kur ai ka një vajzë

    Lajmi i rradhës

    Mullari i përbashkët i Ramës dhe i Berishës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë