MË PAK VËREJTJE DHE MË SHUMË TRANSPARENCË | Ministria e Kulturës mbyll konkurrimin

    Afati i dytë për aplikimin në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë është mbyllur të premten. Ministria e Kulturës beson se këtë vit numri i reagimeve negative do të jetë më i vogël, jo vetëm për shkak të rizgjedhjes së anëtarëve të rinj nëpër komisione, por edhe të formës së aplikimit, që nuk lejon korrigjime, apo zëvendësime në dokumentacion. Në një deklaratë për mediat ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska ka potencuar se mënyra e konkurrimit është më e sofistikuar duke krijuar më pak mundësi abuzimi.

    “Ne vetë si Ministri kemi pasur rezervat tona për mënyrën sesi zhvillohej konkursi për disa vite me radhë prandaj edhe për këtë vit të vetëdijshëm për reagimet që mund të kemi u përfshimë në sistemin e vetëm elektronik, që do të thotë se përveç disa problemeve në akses, momenteve të mbingarkesës së sistemit në kur të gjithë ishin duke aplikuar, këtë vit është krejtësisht transparente sesi aplikohet, kush do t’i marrë ato projekte, pasi edhe vetë komisionet që do të merren me shqyrtimin kanë akses tek sistemi elektronik dhe do të jenë në gjendje të sqarojnë se cili projekt fitoi apo u refuzua”, ka thënë ministrja. Duke theksuar përbërjen e komisioneve, ajo ka sqaruar se janë trupa tërësisht profesionale, por edhe komisionet kanë nënshkruar deklaratë për “konflikt interesi”,”ruajtjen e fshehtësisë së informacioneve”, se nuk do të marrin pjesë në konkurrim me projekte, etj.

    “Që do të thotë se nga viti në vit mundohemi ta perfeksionojmë këtë sistemi aplikimi, sepse nuk do të orientohemi vetëm nga digjitalizimi, por edhe nga ajo që projektet duhet të jenë cilësore, të zëshme, por edhe në zgjerimin e rrethit të atyre që mbështeten financiarisht për të realizuar projekte. Edhe pse ka një lloj reduktimi të vogël financiar buxheti për 2023, është e rëndësishme që në të parashikohen rrogat e punonjësve të kulturës dhe kostoja e konsumimit të energjisë elektrike, gjë që nuk ndodhi për këtë vit”, ka thënë ministrja.

    Aplikimi elektronik për të dytin vit me radhë ka shfaqur probleme teknike duke detyruar Ministrinë e Kulturës që edhe këtë vit të shtyjë afatin e konkurrimit duke e zhvendosur nga 17 nëntor deri më 25 nëntor. Rezultatet për projektet e dorëzuara në të shtatë kategoritë e konkurrimit – Arteve vizuale, arkitekturës dhe dizajnit – Folklorit – Muzikës dhe aktivitetit muziko skenik – Dramës, Literaturës dhe botimit – Projekteve interdisiplinore – Mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si edhe bashkëpunimi ndërkombëtar do të shpallen në muajt e parë të viti të ardhshëm. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Produkte me cilësi të dobët!

    Lajmi i rradhës

    Partitë marrin “injeksionin” e fundit nga Buxheti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë