Më së shumti energji elektrike në RMV prodhohet nga termocentralet

    Fotografia është ilustruese

    Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajin nëntor më së shumti energji elektrike është prodhuar në termocentrale, një pjesë më e madhe në hidrocentrale, ndërsa më pak se dhjetë përqind nga burimet rinovuese, përcjell Nistori.

    “Në nëntor 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 657 489 МWh energji elektrike, 39 840 mil. nm3 gaz natyror, 406 318 ton qymyr dhe 97 594 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Te termocentralet është prodhuar 47.5 përqind e energjisë elektrike, te termocentralet e kombinuara 29.3 përqind, te hidrocentralet 16.1 përqind, turbinat e erës 3.6 përqind, panelet solare 2.7 %, ndërsa te centralet biogaz vetëm 0.8 përqind.

    “Prodhimi i brendshëm bruto i energjisë elektrike merr pjesë me 82.3 % në konsumin e brendshëm bruto të energjisë elektrike”, sqaroi Enti.

    Lajmi Paraprak

    Kur teknologjia evoluon, evoluojnë edhe mashtrimet

    Lajmi i rradhës

    Humbja e oreksit – Pse është e dëmshme kur vuani nga diabeti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë