Më shumë se gjysma e bullgarëve mendojnë se RMV duhet të anëtarësohet në BE

    Rritet përqindja qytetarëve në Bullgari që vlerësojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut duhet të fillojë negociatat me BE-në, pa arritur një marrëveshje për çështjet e hapura.

    Ky është mendimi i 29.6 për qind e të anketuarve, që është një rritje prej rreth 13 për qind krahasuar me nëntorin e vitit 2020.

    Pothuajse 61% e qytetarëve bullgarë besojnë se Republika e Maqedonisë së Veriut (RMV) duhet të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE), tregojnë rezultatet e një sondazhi të publikuar nga Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT).

    Kjo është përgjigja e pyetjes – cili është interesi parimor i Bullgarisë për anëtarësim në RMV-së në BE, nëse çështjet kontestuese lihen anash? 60,9% e bullgarëve janë përgjigjur se vendi duhet të bëhet anëtar i Unionit, dhe 32,2% e të anketuarve kanë thënë se Maqedonia e Veriut nuk duhet të bëhet anëtare e BE-së.

    Interesante janë edhe krahasimet e qëndrimeve të qytetarëve për pyetjen – a duhet thënë “po” në fillim të negociatave, pa arritur marrëveshje për çështjet e hapura mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut?

    “Po” janë përgjigjur 29,6 për qind e të anketuarve që në këtë anketë është një rritje prej rreth 13 për qind krahasuar me përgjigjet e dhëna në anketën e nëntorit 2020, kur 16.9 për qind ishin përgjigjur pozitivisht.

    69% e bullgarëve mendojnë se nuk duhet lejuar fillimi i negociatave pa zgjidhjen e çështjeve të hapura. Në nëntor 2020 me këtë qëndrim ishin 81.1 për qind.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut shënon rekord botëror sa i përket importit të kanabisit

    Lajmi i rradhës

    Studimi: Dy orë lojë në natyrë i ndihmon fëmijët të mësojnë dhe të djegin energji

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë