Më shumë trotinet elektrik, më shumë ankesa

    Në sheshe, në rrugë, në trotuare. Trotinetet elektrik viteve të fundit janë prezent pothuajse gjithandej. Me rritjen e numrit të trotineteve elektrik në komunikacionin rrugor janë shtuar edhe ankesat. Kritikat më të ashpra vijnë nga vozitësit e automjeteve dhe këmbësorët. Disa nga shtetet e Ballkanit Perëndimor prej vitesh i kanë bërë ndryshimet ligjore të cilët e rregullojnë pjesëmarrjen e këtyre mjeteve alternative në trafik. Por, ka ende shtete të cilat nuk kanë bërë asnjë hapë në këtë drejtim.

    TË NDALOHET NGASJA NË PJESË TË GJELBËRUARA

    Çështjen e trotineteve elektrik në Prishtina, autoritet komunale të kryeqytetit të Kosovës, planifikojnë t’a zgjidhin me miratimin e një Rregullore për E-Scooters. Një paralajmërim të tillë muaj më parë e bëri nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, megjithatë një vendim i tillë ende nuk është marr. Planifikimet fillestar janë që fuqia maksimale e trotineteve elektrike mos të jetë mbi 500W. Shpejtësia maksimale të arrijë deri 25km/h dhe të drejtë ngasjeje të kenë qytetarët e moshës mbi 15 vjeç. Njëkohësisht, mendohet të ndalohet ngasja në pjesë të gjelbëruara. Ndryshe, çdo ditë e më shumë rritet numri i qytetarëve të Prishtinës, por edhe më gjerë në Kosovë të cilët i shfrytëzojnë trotinetet si mjet transporti. Paralelisht me rritjen e numrit të trotineteve janë shtuar edhe vërejtjet nga drejtuesit e automjeteve dhe këmbësorëve. Sipas tyre, këto mjete bashkëkohore që shfrytëzohen për transport nuk duhet të lëvizin nëpër vende ku ka grumbuj njerëzish dhe fëmijësh. Sidomos, jo në sheshe. Policia e Kosovës, javë më parë në sheshin e Prishtinës, realizoi një aksioni gjatë të cilit u gjobitën disa çiklistë dhe qytetarë në trotinete elektrike.

    TROTINETET PA LIGJ NË SERBI

    Dispozita konkrete ligjore për atë se ku duhet qarkulluar trotinetet elektrik në Serbi nuk ka. Gjithashtu mungojnë edhe gjobat e sakta për kundërvajtjet eventuale që mund të shkaktohen nga këto mjete transporti tashmë shumë të popullarizuara. Të dhënat jo zyrtare flasin se vitin e kaluar në Serbi janë shitur mbi 40 mijë trotinete elektrik, prej të cilëve shumica në Beograd.

    NISMË NË MAL TË ZI

    Administrata e policisë në Mal të Zi së fundmi ka iniciuar formimin e një grupi i cili do të merret me ndryshimet e dispozitave për sigurinë në komunikacionin rrugor, gjegjësisht përfshirjen e trotineteve elektrik në kategorinë e mjeteve të transportit. Aktualisht nëpunësit policor e kanë të pamundur të shqiptojnë gjoba për drejtuesit e këtyre mjeteve. Mungon baza ligjore për gjoba. Mosekzistimi i një ligj për trotinetet elektrik nuk është shkak që autoritet komunale në qytetin e Podgoricës të subvencionojnë blerjen e këtyre mjeteve të reja të transportit.

    GJOBA NGA 25 DERI NË 125 EURO

    Trotinetet elektrik e kanë të ndaluar të lëvizin nëpër hapësirat të dedikuara për këmbësor në Sarajevë. Në të kundërtën rrezikojnë të gjobiten nga 25 deri në 125 euro. Nga ana tjetër, trotinetet elektrik lejohen të lëvizin në shtigjet e biçikletave dhe korsitë e biçikletave, si dhe në rrugë. Nëse nuk ka shteg biçikletash, ligji thotë se lëvizja në rrugë lejohet në një gjerësi jo më shumë se një metër nga skaji i djathtë i rrugës.

    TROTINETET ELEKTRIK U “LEGALIZUAN” NË KROACI

    Ndryshimet e fundit ligjore për sigurinë në komunikacionin rrugor në Kroaci, hyni në fuqi më 1 gusht. Ky ligj i përshkruan trotinetet elektrike si automjete që nuk klasifikohen në asnjë kategori tjetër, pa ulëse, motori i tyre nuk është më i fortë se 25 m3 ose 0,6 KW dhe shpejtësia maksimale e tyre është më e madhe se 25 km/h. Me dispozitat e këtij ligji janë të përcaktuara sipërfaqet në të cilat mund të lëvizin dhe kushtet që duhet të plotësojnë automjetet (trotinetet) dhe drejtuesit e tyre gjatë pjesëmarrjes në komunikacion, thekson MPB-ja. Të gjithë pjesëmarrësit në komunikacionin rrugor që do të ngasin trotinetet elektrik patjetër të kenë helmet mbrojtëse. Mosha minimale për ngasjen e tyre është 16 vjet. Gjoba për drejtimin trotineteve elektrik apo biçikletave nën efektin e kufjeve në të dy veshët do të kushton 40 euro.

    NË TROTUARE, JO MË SHUMË SE 6 KM/H

    Lëvizja me trotinet elektrik nëpër trotuare në Maqedoninë e Veriut nuk mund të jetë më shumë se 6 km/h. Shkelja e kësaj dispozitë që është në fuqi nga 1 janari i vitit 2021, mund t’ju kushtojnë me një prej minimum 50 euro. Nga ana tjetër, lëvizja nëpër shtigjet për biçikleta nuk mund të arrijë më shumë se 25 km/h. Për dallim nga Kroacia, mosha minimale për ngasjen e trotineteve elektrik është 14 vjet. Nëse një apo më shumë ngasës të trotineteve elektrik lëvizin në grup, atëherë ata duhet të lëvizin njëri pas tjetrit. (TRTBallkan)

    Lajmi Paraprak

    “Mësim pa tekste shkollore, tendencë që zgjat 10 vjet”

    Lajmi i rradhës

    Parashikimi i motit për sot

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë