Me shumicë votash, miratohen raportet financiare të ndërmarrjeve publike në komunën e Tetovës

    Foto arkiv

    Këshilli i Komunës së Tetovës me shumicë votash më në fund ka miratuar llogarinë përfundimtare për vitin 2022. Pikërisht mos votimi në afatin e paraparë me ligj gjatë vitit të kaluar, çoi në zgjedhje të parakohshme këshillin e komunës së Tetovës.

    Në ndërkohë, në seancë të këshillit të komunës së Tetovës janë miratuar raportet financiare për Ndërmarrjen Publike Komunale Tetova-Tetovë.

    Kryetari i këshillit Besar Durmishi, me këtë rast tha se ndërmarrjet publike në përgjithësi gjatë vitit të kaluar kanë punuar mirë edhe përkundër gjendjes së rëndë financiare.

    “Kjo ndërmarrje krahasuar me vitin 2021, kjo ndërmarrje ka vjelur më shumë të hyra në vlerë prej 76 milionë denarë në vitin 2022 dhe ndërkohë janë rritur shpenzimet për 48 milionë denarë, por kjo si rezultat i rritjes së çmimit enorm të energjisë elektrike, derivateve, lëndës së parë, në pjesën e pagave e kështu me radhë, prandaj është një përmirësim i situatës financiare të kësaj ndërmarrje, gjendja shkon për të mirë. Edhe ndërmarrja publike Parkingu i Qytetit ka dalur me një saldo pozitive prej 4 milion denarë. Pritet që të meret vendim, se këta mjete të cilët kjo ndërmarrje i ka si saldo pozitive të kthehen në komunë ose të paguajë borxhin ndaj Drejtorisë së të Ardhurave Publike sepse aty ka një borxh të trashëguar vite me radhë”, tha kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi.

    Në ndërkohë, kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, thotë se shumë shpejt do të qartësohet situata për sa i përket ndarjes së Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova-Tetovë, në dy ndërmarrje tjera. “Sa i përket ndërmarrjes për menaxhim me mbeturinat jemi në finalizim të studimit-fizibiliteti për futjen e partnerit publik privat, sa i përket ndërmarrjes uji dhe kanalizimi procedurat formal-juridike kanë kaluar për përzgjedhje të komisionit mbikëqyrës dhe organeve drejtuese, pra punohet në atë drejtim që këta ndërmarrje të jenë në shërbim të qytetarëve”, tha kryetari Kasami.

    Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, kanë akuzuar komunën respektivisht koalicionin Lëvizja Besa-VMRO-DPMNE, se nuk kanë punuar mirë dhe kanë harxhuar buxhetin në mënyrë joadekuate.

    Nga VMRO-DPMNE thonë se kanë trashëguar ndërmarrje me borxhe të mëdha edhe pse shteti kishte paguar pjesën më të madhe të borxheve. Gjatë miratimit të llogarive përfundimtare dhe planeve financiare për çerdhet, shkollat fillore dhe të mesme, nuk është miratuar llogaria përfundimtare e Gjimnazit të Tetovës, që shkaktoi reagime të këshilltarëve të BDI-së, të cilët akuzuan kryetarin e komunës së Tetovës për revanshizëm politik ndaj këtij institucioni të lartë arsimor. /koha/

    Lajmi Paraprak

    MËSUESJA QË SHISTE DROGË – Policia e arreston gjatë aksionit në Shkup

    Lajmi i rradhës

    PUNËTORË S’KA, PUNË KA! 10 mijë vende pune për 100 mijë të papunë në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë