Me vendim të Kuvendit, Mali Sharr bëhet park kombëtar

    Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut me shumicë prej 66 votave dhanë dritë jeshile për Ligjin e shpalljes së një pjese të Malit Sharr për park kombëtar.

    Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se me miratimin e këtij ligji, Maqedonia e Veriut ka fituar parkun e katërt kombëtar, pas shpalljes së atij të fundit.

    “Me shpalljen e Malit Sharr si zonë e mbrojtur u vu nën mbrojtje dhe u mundësua krijimi i sistemit për menaxhim të qëndrueshëm të zonës që është një thesar i biodiversitetit, shtëpi për dy të tretat e të gjitha llojeve të bimëve në Maqedoninë e Veriut si dhe florës dhe faunës së pasur dhe endemike. Posedon bukuri të jashtëzakonshme natyrore, gjeodiversitet, veçori hidrologjike, peizazh dhe vlera kulturore”.

    “Dhe më e rëndësishmja, pres që me këtë hap të hapim një faqe të re dhe mundësi të reja jo vetëm për mbrojtjen e trashëgimisë sonë natyrore, por edhe për zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të zonës dhe shtetit, për vendosjen e një bashkëpunimi më të gjerë ndërkufitar, për shfrytëzimin e mundësive të reja financiare dhe për zhvillimin e brendeve lokale dhe formave të ndryshme të turizmit dhe forcimin e fuqisë së shitjes”, ka shkruar ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

    Për këtë vendim të Kuvendit, ka reaguar edhe kryeministri Zoran Zaev, i cili thotë se me këtë vendim Qeveria zbaton politika të vazhdueshme për mbrojtjen e natyrës, për ruajtjen e vlerave unike natyrore, për mbrojtjen e biodiversitetit specifik dhe larmisë së peizazhit, por edhe për hapjen e mundësive të reja për zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë lokale./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Legalizimi i kanabisit: Për qëllime mjekësore deri në 10 bimë, për përdorim personal vetëm 3 bimë

    Lajmi i rradhës

    Megjithatë çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 12%

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë