Qytetarët të mund të kultivojnë kanabis për qëllime mjekësore dhe rekreative – u tha sot në debatin për dekriminalizimin e kanabisit. Kryetarja e Komitetit të Helsinkit , Uranija Pirovska thotë se tani për tani ende nuk ka qëndrim nëse do të bëhen ndryshime të Kodit penal të tanishëm ose Ligjit për lëndë narkotike apo do të sillet ligj i ri dhe do të duhet të vendoset se cila është zgjidhja më e mirë.
“Qëllimi kryesorë është në atë që qytetarëve tu mundësohet përdorimi personal i kanabisit për qëllime mjekësore, nuk po flas për qëllime rekreative, po flas vetëm për qëllime mjekësore. Veprimi medicinal i kanabisit tashmë është diçka e dëshmuar në botë, andaj dhe bëjmë analiza krahasuese me qëllim që të gjendet zgjidhje që do të jetë më adekuate për vendin tonë”, theksoi Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit.
Njeriu i parë i shoqatës “Billka”, avokati Janaki Mitrovski, thotë se ata angazhohen për legalizimin e kanabisit dhe kjo duhet në mënyrë precize të ceket se kush dhe sa mund të kultivojë për përdorim personal.
“Ne angazhohemi që për qëllime mjekësore të ketë deri në 10 bimë, unë po flas për gjendjen që shteti e njeh, flasim për shfrytëzimin nëpër amvisëri ose deri në 3 bimë për qëllime rekreative dhe të regjistrohet pranë Agjencisë për kanabis, mund edhe të paguani ndonjë taksë të caktuar, nuk është problem. Bima e katër do të jetë vepër penale përsëri për prodhim ilegal”, u shpreh Janaki Mitrovski – kryetar i Shoqatës “Billka”.
Çfarë përvoje ka në Holandë dhe Portugali, vende që tashmë para disa viteve e kanë legalizuar përdorimin e kanabisit.
“Numri i personave që përdorim drogë në përgjithësi është ulur, posaçërisht i atyre që përdorin heroin, d.m.th. ndarja e tregut të kanabisit dhe heroinës dhe substancave tjera psikoaktive ka sjellë deri te ulja e përdorimit të substancave tjera krahasuar me kanabisin. Si në Holandë ashtu edhe në Portugali, është ulur vdekshmëria dhe shkalla e HIV. Të gjithë këto aspekte dëshmojnë se e gjithë shoqëria do të kishte përfitime nga ndryshimi i politikave të drogës. Kjo nuk do të thotë se nuk do të përndiqen ata që e kanë shkelur ligjin”, deklaroi Natasha Boshkova – avokate.
Në Qeveri tashmë po funksionon Grup pune për përgatitjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për dekriminalizim. Qëndrimi i kryeministrit Zaev është se Maqedonia duhet ta legalizojë dhe dekriminalizojë përdorimin e kanabisit për çështje mjekësore dhe rekreative./TV21/