Mediat europiane për iniciativën “Ballkani i Hapur”

    Mediat evropiane konstatuan se filloi krijimi i hapësirës ekonomike të Shengenit në Ballkanin Perëndimor, përmes iniciativës “Ballkani i Hapur”, duke theksuar se liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë po tentojnë ta arrijnë atë sepse besojnë se perspektivat e rajonit për anëtarësim në BE mbeten të pasigurta, informon Beta.

    Derisa përfaqësues të BE-së në Bruksel theksojnë se Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandar Vuçiq “trokasin në derë të hapur”, sepse liderët e Unionit vlerësuan se tregu i përbashkët në Ballkanin Perëndimor do të kontribuojë për përfshirje të rajonit drejtë BE-së, gazeta italiane Stampa konsideron se shkaqet për këtë janë shtyrja e bisedimeve për anëtarësim, premtimet e thyera dhe dëshpërimi i rritur i rajonit në Bruksel”.

    Ngjashëm si edhe komentuesit e tjerë, Stampa nënvizon se “shpeshherë vendet kundërshtare në rajon vendosën të krijojnë “mini Shengen”, alternativë e mundshme e fantazisë së mjegulluar evropiane, gjegjësisht ta hapë rrugën për mirëqenie të menjëhershme të Ballkanit”.

    Gazeta franceze Liberasion vlerëson se kjo iniciativë i  mundëson Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë “qartë të bëjnë integrimin … që është shumë larg asaj se çka ndodh kur bëhet fjalë për Bashkimin Evropian, i cili vazhdimisht e rëndon shfaqjen e perspektivave të qarta për anëtarësim, që në këto vende ballkanike e mbolli ndjenjën se presin në dhomën e pritjes dyert e të cilës nuk do të hapen asnjëherë”.

    Liberasion shton se Rama, Zaevi dhe Vuçiqi kanë ftuar edhe vende të tjera të rajonit që të përfshihen në Ballkanin e Hapur, por shkruan se të tjerët deri më tani kanë refuzuar dhe tha se “kryeministri majtist nacionalist i Kosovës Albin Kurti tha se preferon t’i bashkëngjitet Procesit të Berlinit”.

    Gazeta ditore bullgare Duma njofton se “disa në Bruksel mendojnë se ‘mini Shengeni’ është një lloj i separatizmit të integruar, i cili në vend se të aleancës evropiane, krijon aleancë ballkanike”. Duma përfundon se “BE-ja duhet të jetë e kënaqur që dëshpërimi i tre vendeve për shkak të integrimit të ngadalshëm evropian do të zbusë asociacionin mini-ekonomik”.

    Gazeta sllovene “Dnevnik” tërthorazi është përfshirë në këtë diskutim, duke theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ikin nga ajo “vetë bashkimi Evropian filloi të ndahet në … union bullgar – rumun dhe unionin gjerman, derisa grupi i Vishegradit është krijuar në perëndim të Serbisë”.

    Sipas Dnevnik, Aleanca e Vishegradit dallon nga Brukseli për nga vlerat e saj, ndërsa në perëndim nga BE-ja, anëtaret e vjetra “gradualisht e ndërtojnë Evropën e tyre Veriore dhe  Jugun e mendojnë vetëm si pushimore verore”. Dhe, siç përfundon gazeta në Lubjanë, “Bashkimi Evropian dukej si i përjetshëm, por u dëshmua se është vetëm i përkohshëm, si edhe format e tjera të shoqërimit”.

    Gazeta britanike “Fajneshënëll Tajms” shkruan se “madje edhe po të fillojnë bisedimet me Tiranën dhe Shkupin, vullneti politik për zgjerim të BE-së është shumë i dobët në mesin e të fuqishmëve të bllokut evropian, veçanërisht pasi kancelarja gjermane Angella Merkel, ithtare për përfshirje të Ballkanit, largohet nga pushteti në shtator”.

    “Të tre liderët e Ballkanit (Rama, Zaev dhe Vuçiq), thekson Fajneshënël tajms, “e kuptuan se duhet të presin për BE, përderisa SHBA-ja i mbështet përpjekjet e tyre”, shkruan gazeta britanike gjë të cilin veçanërisht e bëri të ditur kryeministri i Shqipërisë, Rama.

    Lajmi Paraprak

    Trajnohen mësimdhënësit që do të ligjërojnë edukimin seksual

    Lajmi i rradhës

    Pse UNESCO e hoqi Liverpoolin nga lista e trashëgimisë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë