Trajnohen mësimdhënësit që do të ligjërojnë edukimin seksual

    Nga Byroja për Zhvillim të Arsimit, kanë deklaruar se me mësimdhënësit e përzgjedhur për ta ligjëruar këtë lëndë është mbajtur një trajnim për t’i fituar njohurit bazë mbi temat që lidhen me edukimin seksual të cilat janë të përshtatshme për grup-moshat nga 12 deri 15 vjeç.

    Për herë të parë në vendin tonë gjatë këtij viti shkollor lënda e edukimit seksual do të bëhet pjesë e procesit mësimor nga shkolla fillore. Përfshirja e edukimit seksual në procesin mësimor ka shkaktuar reagime nga njohësit e fushës së arsimit, eksperteve dhe vetë prindërve. Ndërkohë që dilemat dhe paqartësitë, në opinion u sqaruan nga zyrtarët në Byronë për Zhvillimin e Arsimit (BZHA), ku njoftuan se lënda e edukimit seksual do të jetë fakultative, pra me pjesëmarrje vullnetare të nxënëseve bazuar në një sondazh të mëparshëm dhe me pëlqimin e prindërve. Nga atje kanë paralajmëruar se është një projekt pilot që do të përfshijë katër shkolla në vendin tonë dhe ato do të jenë “Jan Amos Komenski” në Karposh, “Kuzman Shapkarev” në Kisela Voda, “Liria” në Çair dhe “Bratstvo Migjeni” në Tetovë.

    Nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit (BZHA), kanë deklaruar se rezultatet e pilot projektit do të vlerësohen dhe me kohë do të bëhet integrimi i kësaj lënde në kurrikulën mësimore. “Zgjedhja e shkollave është një vendim i përbashkët i zbatuesve të pilot-programit. Në periudhën përgatitore për zbatimin e pilot-projektit, është përgatitur një program mësimor për edukimin gjithëpërfshirës seksual për klasën e nëntë dhe një doracak për mësuesit”, shprehen nga BZHA. Nga BZHA, shtojnë se me mësimdhënësit e përzgjedhur për ta ligjëruar këtë lëndë është mbajtur një trajnim për t’i fituar njohurit bazë mbi temat që lidhen me edukimin seksual të cilat janë të  përshtatshme për grup-moshat nga 12 deri 15 vjeç. Pra nxënësit do të mësojnë për gjininë, seksualitetin, shëndetin riprodhues, HIV, imazhin për trupin dhe rreth dhunës.

    Organizata joqeveritare HERA, thotë se futja e edukimit seksual në shkolla tregon se shteti është i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj rinisë së tij dhe përmes zgjidhjeve sistematike i edukon dhe i mbron ata nga përvojat e këqija.

    Meri Cvetkovska nga HERA, ka deklaruar se fatkeqësisht një numër i madh i të rinjve nuk kanë rastin që të jenë në mesin e familjeve që mund t’ju përgjigjen të gjitha pyetjeve që ata i shqetësojnë dhe të kenë qasje në të dhëna si bashkëmoshatarët e tyre. “Vetëm përmes zgjidhjeve institucionale dhe qasjes të barabartë në informacion për të gjithë të rinjtë, ne mund të garantojmë trajtim të barabartë dhe të drejtë për të gjithë ata, pavarësisht nga statusi i tyre shoqëror, racor apo etnik”, shprehet Cvetkovska. Sipas saj, derisa presim që të përfshihet edukimi seksual në shkollat tona, çdo gjë që kalon është një rrezik për të rinjtë tanë. “Vitin e kaluar në qendrën tonë janë regjistruar rreth 24 vajza të mitura që kanë mbetur shtatzënë. Të rinjtë po gjejnë vazhdimisht zgjidhje alternative për t’u informuar dhe zakonisht atë po e bëjnë përmes internetit që shpeshherë ata dezinformohen dhe nuk marrin informacionet e duhura dhe të mjaftueshme”, nënvizoi ajo. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    “Qeveria furnizohet me automjete zyrtare, por jo dhe me zjarrfikëse dhe ambulanca”

    Lajmi i rradhës

    Mediat europiane për iniciativën “Ballkani i Hapur”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë