Mediumi britanik: Der Leyen turpërohet nga kryeministri i Kosovës, i përmendet “padrejtësia e madhe”

    Një medium britanik ka raportuar se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është turpëruar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën, para samitit të BE-së në Slloveni, pasi ai tha se është padrejtësi e madhe që 5 shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

    Mediumi britanik, Express.co.uk, shkroi se samiti mes BE-së e Ballkanit Perëndimor do të mbahet të mërkurën në Slloveni, shtet që e ka presidencën 6-mujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.

    Diskutimet do të zhvillohen rreth investimeve rajonale, sigurisë dhe rimëkëmbjes së përbashkët ekonomike nga pandemia e koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

    Faqja britanike e lajmeve raportoi se delegatët e këtij samiti do ta vlerësojnë progresin e gjashtë shteteve ballkanike – Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës – drejt anëtarësimit në BE.

    Ndryshe, për deklaratën e Kryeministrit Kurti më herët raportoi edhe agjencia e njohur e lajmeve, “Reuters”.

    “Ka qenë një padrejtësi e madhe, një mungesë e drejtësisë ndaj qytetarëve të vendit tonë”, tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kur arriti në samit, duke theksuar se pesë shtete të BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës nga Serbia, shkroi Reuters.

    “Unë jam për mungesë të frikës në anën e BE-së dhe për mungesë të hidhërimit në anën e Ballkanit. Ende kam shpresë”, shtoi ai.

    Lajmi Paraprak

    Zaev nga Bërdo: Nëse deklaratat e BE-së nuk kthehen në vepra, do të bëhet dëm i pariparueshëm mbi idenë e madhe europiane

    Lajmi i rradhës

    OKB: Tjetër krizë i kanoset botës, 5 miliardë persona nuk do të kenë ujë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë