Mediumi serb: Vuçiq ka një vit afat për marrëveshje me Kosovën

    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka një vit afat të nënshkruajë marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Kosovën, ndërsa ka vetëm një ditë afat pas formimit të qeverisë së re që t’i vendosë sanksione Rusisë.

    Gazeta beogradase “Danas”duke cituar burimet nga Brukseli, shkruan se “Vuçiq ka vetëm një ditë afat pas formimit të qeverisë për të vendosur sanksione dhe masa të tjera kufizuese kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe një vit për të nënshkruar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Kosovën”.

    Bashkimi Evropian po i bën presion presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të mos vonojë në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.  Gazeta serbe, duke u thirrur në burime diplomatike nga Brukseli, shkruan se e vërteta është që në BE janë të gatshëm të vendosin sanksione ndaj Serbisë, nëse presidenti i Serbisë nuk merr vendim për vendosjen e masave kufizuese ndaj Federatës Ruse.

    Më tej gazeta shkruan se “meqenëse po afrohet nënshkrimi i marrëveshjes me Kosovën, gjasat që ata [BE] të ndërmarrin sanksione janë shumë të vogla, por Parlamenti i BE-së është më i lirë të miratojë një rezolutë që i bën thirrje Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE-së që të pezullojnë negociatat, dhe në mes të krizës në Ukrainë, ajo do të ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve të BE-së”.

    “ Nëse Bashkimi Evropian vendos për sanksione, hapi i parë do të jetë ndalimi i qarkullimit të parave në Serbi, pastaj heqja e Shengenit të bardhë, ndalimi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin dhe më pas sanksionet. Por kjo mund të marrë kohë”, kanë thënë bashkëbiseduesit medias serbe.

    Lajmi Paraprak

    Messi vendosë për të ardhmen pas Kupës së Botës

    Lajmi i rradhës

    Kosova duhet të ringjallë politikën e njohjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë