Mehmedi: Qytetarët nga kjo qeveri i presin vetëm vizat për në Gjermani

    Foto: Alsat M

    Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët vlerëson se qeveria aktuale është vazhdimësi e qeverisë paraprake.

    Në përgjigjen e tij sonte në emisionin “Rruga Drejt…”, tha se çfarë presin qytetarët nga Qeveria e re u shpreh i prerë, se presin vizat për në Gjermani dhe asgjë tjetër, shkruan Alsat.

    Sipas tij Qeveria aktuale është një qeveri e arnuar, një qeveri e cila ka humbur besimin tek qytetarët, dhe ky është një ndër shkaqet për eksodin masiv të të rinjve jashtë vendit.

    “Teksa e dëgjoja Arbrin, për një çast më shkoi mendja ta pyes se në cilin shtet është duke jetuar, se sinqerisht ma shtoj dëshirën të jetoj dhe unë në atë shtet. Lidhur me atë se çfarë presin qytetarët e shohim dita ditës e sidomos këtyre ditëve të fundit, ka qenë edhe në lajmet qendrore në televizionin tuaj, si duket nga kjo qeveri presin vetëm vizat e Gjermanisë dhe asgjë tjetër, dhe për fat të keq kjo po ndodh. Shkaku se kjo qeveri është vazhdimësi e asaj qeverisjes së deridjeshme e cila u konstitua si rrjedhojë e numrave të vjedhur. Është qeveri e arnuar, është qeveri me numra veresi, është qeveri e cila nuk ka legjitimitet të plotë, është qeveria e cila e ka ngritur RMV në renditjen më të lartë të një shteti të korruptuar”, tha Remzi Mehmedi.

    Lajmi Paraprak

    Ademi: Kryeministri shqiptar do të mbështetet nga LSDM-ja, VMRO-ja dhe partitë shqiptare opozitare

    Lajmi i rradhës

    Sanksionet perëndimore që mund ta shënjestrojnë Rusinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë