Ademi: Kryeministri shqiptar do të mbështetet nga LSDM-ja, VMRO-ja dhe partitë shqiptare opozitare

    Kryeministri shqiptarë në 100 ditshin e fundit do të thyej edhe një tabu, kështu u shpreh në emisonin “Rruga drejt…”, Arbër Ademi nga BDI-ja, duke nënvizuar se kjo nismë ka mbështetjen e plotë të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe partive tjera shqiptare opozitare.

    “Sigurisht që po, pikësynim kryesor i kësaj përbërje parlamentare dhe kësaj qeverie që e ka mbështetjen tonë maksimale është realizimi i premtimit për kryeministrin e parë shqiptar propozuar nga BDI-ja dhe që gëzon përkrahjen dhe mbështetjen e LSDM-së dhe jo vetëm, edhe të VMRO-DPMNE-së dhe të partive tjera shqiptare opozitare, së paku kështu është deklaruar. Kuadrot tona, të BDI-së deri tani kanë thyer tabut, kanë thyer disa paragjykime të pakuptimta. Në krye të lëtyre institucioneve në të cilat ndodhen kuadrot tona, kanë dëshmuar se vendit nuk i ndodh asgjë e keqe, përfshi këtu edhe pozicionin e kryetarit të parlamentit, ministri i parë i punëve të Jashtme, shqiptarë…, pra nuk i ka ndodhur asgjë e keqe shtetit, përkundrazi janë forcuar pozitat e saja drejtë zhvillimit. Është kultivuar vlera e barazisë”, tha Ademi.

    Lajmi Paraprak

    Alternativa nuk kursen BDI-në: Ideja e kryeministrit shqiptar, mashtrim elektoral

    Lajmi i rradhës

    Mehmedi: Qytetarët nga kjo qeveri i presin vetëm vizat për në Gjermani

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë