Mehmet Kraja për dialogun Kosovë-Serbi

    Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës Mehmet Kraja thotë se Kosova duhet të lirohet nga obsesioni për dialogun me Serbinë dhe këtë proces ta konsiderojë si një punë normale.

    Sipas tij, dialogu duhet të ketë rëndësi për Kosovën, por jo të bëhet faktor dominues në politikën e Kosovës. Kraja vlerëson se në marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë ka gjëra që e dëmtojnë sovranitetin e Kosovës.

    Ai thotë se bashkësisë ndërkombëtare duhet t’i bëhet e qartë që Kosova është palë e dëmtuar nga lufta dhe asnjëherë të mos lejohet barazimi i viktimës me agresorin.

    “Ajo që unë mendoj që duhet të ndodh në këtë dialog është që njëherë e mirë Kosova të lirohet nga obsesioni i tij, ta konsiderojë një punë normale nëse edhe palët e tjera e konsiderojnë si punë normale, të mos e konsiderojë si punë pa të cilën nuk lind dielli nesër, lind dielli edhe pa dialogun me Serbinë, edhe pa marrëveshje me Serbinë. Kosova ka shpallur pavarësinë dhe ajo duhet të ndjekë me konsekuencë këtë fakt, pavarësinë dhe duhet të ndjekë konsolidimin e shtetit, kjo është shumë e rëndësishme”, tha Mehmet Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si të nxisim fleksibilitetin e të menduarit tek fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Pikëpagesat në Maqedoni këtë vit presin të fitojnë mbi 50 milionë euro

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë