Meyer: Funksionarët t’u shërbejnë votuesve dhe jo interesave personale, të luftojnë korrupsionin

    Lufta me korrupsionin dhe funksionimi i sistemit të drejtësisë janë sfidat kryesore të Maqedonisë se Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Vetë zëvendëskryeministrja për ndërtimin dhe krijimin e politikave të mira, Sllavica Gërkovska, deklaron se korrupsioni ka goditur thellë sistemin e shtetit.

    “Për fat të keq ne si shtet jemi të vendosur para një sfide serioze të ballafaqohemi me korrupsionin i cili e korrupton shoqërinë tonë deri në atë masë sa seriozisht është goditur sundimi i së drejtës dhe shtetit të drejtë, siguria sociale e qytetarëve si dhe themelet e vlerave demokratike”, tha Sllavica Gërkovska, zv/kryeministre.

    Por zëvendës ambasadori i SHBA-së në vendin tonë, Eric Meyer porositi se zyrtarët janë ata të cilët duhet ta luftojnë korrupsionin. Mejer shtoi se nuk është parë ndonjë angazhim i sinqertë i autoriteteve në luftën kundër korrupsionit.

    “Funksionarët e zgjedhur patjetër tu shërbejnë votuesve të tyre dhe jo interesave personale, patjetër të luftojnë kundër korrupsionit. Institucionet dhe gjyqësori patjetër të funksionojnë të pavarura dhe në mënyrë transparente, por tani për tani nuk e bëjnë këtë. Flasim për diçka më tepër se sa vetëm shkrim, ose përgatitje e reformave, diçka më shumë se konferenca dhe diskutime të këtilla, e as për arritjen e disa shembujve dhe qëllimeve vetëm në letër, bëhet fjalë për diçka më të thellë, unë flas këtu për reforma të vërteta të cilat shkojnë më larg nga ndryshimet e thjeshta ligjore”,, deklaroi Eric Meyer, zv/ambasador i SHBA-së.

    Ndërsa kryetarja e Komisionit për Anti korrupsion, Biljana Ivanovska thekson se korrupsioni në vendin tonë është shndërruar përditshmëri.

    “Ndërsa qytetarët në mungesë të sistemit të vlerave dhe gjithsesi sistemit të integritetit, sa më shpesh e pranojnë korrupsionin si mënyrë për arritjen e qëllimeve të tyre. Lufta me korrupsionin askund nuk është e lehtë, por përvojat tregojnë se me parandalim sistemor dhe me luftë të orientuar shoqërore mund të arrihen suksese afatgjate, madje edhe të bëjmë kursime prej rreth 10% të shpenzimeve buxhetore”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Anti-korrupsion.

    Ivanovska shtoi e rezultatet e analizave të Komisionit për antikorrupsion kanë nxjerrë në sipërfaqe faktorët më të rrezikshëm që çojnë në rritjen e korrupsionit, dhe sektorët ku korrupsioni është më i theksuar si në furnizimet publike, në punësimet në sektorin publik, në sistemi politik, në gjyqësor, në organet për zbatimin e ligjeve, shëndetësi, arsimi, puna dhe politika sociale dhe në shumë institucione tjera të sistemit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në rritje numri i fëmijëve që përdorin marihuanë, SPB Tetovë gjen te 14-vjeçarja cigare të improvizuara

    Lajmi i rradhës

    Keqpërdorim apo gabim teknik?! ASh akuzon Kasamin se keqpërdori ueb-faqen e Komunës së Tetovës për pikë politike të Lëvizjes Besa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë