Në rritje numri i fëmijëve që përdorin marihuanë, SPB Tetovë gjen te 14-vjeçarja cigare të improvizuara

    Në një aksion policor të Tetovës një 14 vjeçare është kapur me marihuanë. Sipas policisë, e mitura në fillim ka gënjyer zyrtarin e policisë se në xhep ka cigare, mirëpo më pas është zbuluar se bëhet fjalë për cigare të improvizuara, gjegjësisht të mbushura me marihuanë, njofton Nistori nga SPB.

    “Zyrtarët policorë të SPB Tetovë, më 12 janar, dyzet minuta pas mesnate, në rrugën “113” në Tetovë, e kanë privuar nga liria një të mitur. Tek ajo është gjetur marihuanë dhe ndaj saj do të vijojë kallëzim përkatës.” – kumtojnë nga SPB Tetovë.

    Edhe pse nuk ka një shifër zyrtare, nga policia thonë se në Tetovë gjatë gjithë vitit janë kapur dhjetëra nxënës të shkollave të mesme me lëndë narkotike. 

    Ndryshe, në Tetovë dhe jo vetëm, kohëve të fundit dukshëm është rritur delikuenca e fëmijëve nëpër shkolla, sidomos me përdorimin e lëndëve narkotike. Për të luftuar këtë fenomen, së fundmi është propozuar që në kuadër të Komunës së Tetovës të krijohet një Këshill për parandalimin e delikuencës së fëmijëve. Propozues i këtij Këshilli është profesoresha Blerta Ahmedi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: Kjo qeveri do të mbijetojë deri në vitin 2024

    Lajmi i rradhës

    Meyer: Funksionarët t’u shërbejnë votuesve dhe jo interesave personale, të luftojnë korrupsionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë