Menduh Thaçi paralajmëron fakte për djegien e spitalit modular në Tetovë (Video)

    Lideri i Partisë Demokratike për Shqiptarët, Menduh Thaçi ka paralajmëruar publikim të fakteve për djegien e spitalit modular në Tetovë.

    Thotë se këto fakte të cilat do t’i publikojë në rolin e mjekut, do të dëshmojnë se djegia e spitalit modular nuk është tragjedi, por krim.

    “Shumë shpejt do të jap fakte dhe argumente profesionale pse këtë e quaj krim”, tha Thaçi, transmeton TV21.

    Ka shtuar se duhet të jepet edhe përgjegjësi për këtë.

    Ndërkaq nga djegia e spitalit modular në mbrëmjen e 8 shtatorit jetën e humbën 14 persona kurse u lënduan 12 të tjerë.

    Lajmi Paraprak

    Qeset e plastikës në RMV po shtrenjtohen, ndërsa bota i largon nga përdorimi

    Lajmi i rradhës

    Kallëzime penale për keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe pastrim parash në Komunën e Petrovecit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë