Menduh Thaçi, shofer i një veture me persona që kanë dëmtuar materiale zgjedhore, PDSH demanton rastin

    Gjatë orëve të mesnatës së fundit, SPB Tetovë ka ndaluar veturën të cilën e ka drejtuar kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili bashkë me një veturë tjetër kanë transportuar persona të cilët kanë dëmtuar materiale zgjedhor të një partie tjetër, që sipas ASH-së bëhet fjalë pikërisht për zyrtarët dhe kandidatët e komunave nga radhët e kësaj partie, njofton Nistori.

    Nistori e konfirmoi rastin në polici duke treguar se bëhet fjalë për M.T. ka qenë duke e drejtuar njërin prej dy automjeteve në të cilët ka pasur persona të cilët e kanë dëmtuar materialin zgjedhor.

    “Sot në ora 01:50 në SPB Tetovë është raportuar se është kryer dëmtim i materialit reklamues zgjedhor të një partie politike në disa lokacione në Tetovë, prej katër personave që kanë lëvizur me dy automjete me targa të Tetovës. Automjetet janë ndaluar nga SPB Tetovë dhe është konstatuar se veturën “Audi” e ka drejtuar M.T (56) nga Tetova, ndërsa veturën “Golf” e ka drejtuar Xh.K. (34) nga rrethina e Tetovës. Në automjetet kanë qenë edhe dy persona tjerë. Në koordinim me prokurorin publik janë marrë masa për qartësimin e plotë të rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.

    PDSH demanton SPB-Tetovë
    Partia Demokratike Shqiptare njofton opinionin se lajmet e plasuara në disa mediume maqedone, janë të pavërteta, shpifëse, vetëm me qëllim të dëmtohet një subjekt politik.

    Mbrëmë, persona të panjohur kanë përdhosur dhe dëmtuar në disa vende materiale propagandistike të kandidatit tonë në Tetovë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sarkozy shpallet fajtor

    Lajmi i rradhës

    Greqia nuk e mbështet Bullgarinë në bllokimin e perspektivës europiane të RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë