Sarkozy shpallet fajtor

    Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor nga gjykata franceze për financim të paligjshëm të fushatës elektorale. Ky ishte vendimi i dytë nga gjykata që e shpall atë fajtor për këtë vit Sarkozy, ka qenë president i Francës nga viti 2007 deri në 2012 dhe mbi të cilin tashmë rëndojnë akuzat për korrupsion. Gjykata nuk është shprehur ende se çfarë dënimi do t’i jepet ish-presidentit.

    Prokurorët  kërkojnë që atij t’i jepet një dënim me një vit burg por në çdo rast pritet që ai ta apelojë vendimin. Sarkozy nuk u paraqit në gjykatë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Thierry Herzog. Partia e tij konservatore, thanë prokurorët, shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milion Eurove që lejohet sipas ligjit elektoral me  tubime ekstravagante të fushatës dhe më pas punësoi një agjenci të marrëdhënieve me publikun për të fshehur kostot reale.

    Ato zgjedhje përfunduan me fitore për rivalin socialist Francois Hollande. Sarkozy ka mohuar akuzat. Ai i tha gjykatës në Qershor se nuk kishte dijeni se si u shpenzuan paratë gjatë fushatës zgjedhore. Kjo ka qenë hera e parë në historinë moderne të Francës që një ish-president dënohet për korrupsion.

    Lajmi Paraprak

    MASH: Nesër fillon aplikimi për bursa për studentë

    Lajmi i rradhës

    Menduh Thaçi, shofer i një veture me persona që kanë dëmtuar materiale zgjedhore, PDSH demanton rastin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë