MEPSO u fali borxhe tregtarëve në kurriz të qytetarëve

    Sipas raportit të fundit të Entit shtetëror të Revizionit MEPSO ua ka falur 14 milionë euro tregtarëve të energjisë elektrike. Para fillimit të krizës energjetike përkatësisht në vitin 2019-2021, për nevojat e këtyre tregtarëve, sistemi i transmetimit merrte energji elektrike nga rrjeti evropian.

    Për sasitë, 4 kompani nga MEPSO kanë marrë një faturë prej 15 milionë eurosh. Në vend të mbledhjes së tyre, ato janë shlyer me vendim të bordit drejtues të kompanisë. MEPSO e regjistron këtë shumë si shpenzim të kompanisë, të cilën më pas e raporton në Komisionin Rregullator të Energjetikës.

    Sipas Revizionit, kjo kosto ka ndikim në përcaktimin e çmimit përfundimtar të energjisë elektrike që paguajnë familjet. MEPSO arriti të mbledhë vetëm një pjesë të vogël të borxhit të përgjithshëm në muajin mars, ose 1,2 milion euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Imami theret me thikë gjatë faljes së namazit në New Jersey (Video)

    Lajmi i rradhës

    Konfiskimi i objekteve pa leje, shkakton reagime në Strugë dhe Ohër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë