Konfiskimi i objekteve pa leje, shkakton reagime në Strugë dhe Ohër

    Ideja për konfiskimin e objekteve të ndërtuara pa leje, në vend të rrënimit të tyre, nuk është e mirë dhe është kundër ligjit, thotë Dimitar Zarçev, arkitekt dhe ish-arkitekt i parë i qytetit të Ohrit. Ai beson se kjo vetëm mund të stimulojë ndërtimin ilegal.

    “Konfiskimi është një gjë e rrezikshme për shoqërinë në përgjithësi. Sapo ia merr dikujt godinën, e ndjek, dhe ai e ka bërë për shembull për hotel, dhe ia konfiskon si hotel, pse ia merr. Jepini atij një shans për të punuar dhe për të paguar atë që i nevojitet. Ose nëse nuk legalizohet, nuk do ta konfiskoni, ai konfiskim është grabitje”, tha Dimitar Zarçev – arkitekt në pension.

    Propozimi për konfiskim doli nga kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski, me qëllim që, siç thotë ai, të parandalohet zgjerimi i mëtejmë i objekteve të ndërtuara pa leje. Por Zarçev thotë se ndërtimet e tilla duhet të parandalohen që në fillim, e jo kur të ndërtohen. Ai shton se edhe me ligjin aktual ka mundësi të konfiskohen, por si masë e fundit. Nga kjo temë është veçanërisht i prekur rajoni i Ohrit, ku UNESCO po kërkon angazhim me objektet e ndërtuara pa leje. Kryetari i Ohrit thotë se në qytet ka pjesë ku ende duhet të ketë rrënim.

    “Nuk jam i sigurt se konfiskimi si procedurë është zgjedhja dhe realiteti më i lumtur, sidomos për një qytet si Ohri. Kështu që kur flasim për Ohrin, konfiskimin e pronave dhe ndërtimet pa leje, kemi disa procese që janë prioritet për ne për momentin dhe duhet të vazhdojmë të jemi në këtë drejtim, veçanërisht në fushën e rekomandimeve dhe masave të UNESCO-s që duhet t’i kryejmë në periudhën në vijim”, tha Kiril Pecakov-kryetar i Ohrit.

    Kundër konfiskimit është edhe kryetari i komunës së Strugës, Merko dhe masa ia ka kujtuar konfiskimin e veturave, kur institucionet ua kanë marrë pronarëve dhe më pas i kanë shitur. Vlerëson se më mirë është të gjobiten ata që kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme sesa t’u konfiskohet pasuria dhe t’u shitet. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    MEPSO u fali borxhe tregtarëve në kurriz të qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | ASh kritikon Besën dhe Alternativën pse nuk dërguan përfaqësues në grupin punues

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë