Mërgimtarët të revoltuar me pritjet e gjata – vazhdon avazi i vjetër nëpër kufijtë e RMV

    Me ardhjen e mërgimtarëve në Maqedoninë e Veriut, poashtu shtohet edhe kaosi nëpër vendkalimet kufitare, kulturë e keqe e cili po ndodh për çdo vit, njofton Nistori.

    Sipas shoferit A.A. të një kompanie transportuese, pritjet në kufirin Tabanovcë janë bërë të padurueshme, edhe atë mbi pesë orë, kjo për shkak të mungesës së kapaciteteve në kufi.

    “Kthehemi nga Zvicra dhe këtu në kufirin Tabanovcë jemi duke pritur mbi pesë orë. Problem i cili ndodh çdo vit. Arsyeja e pritjes është se në kufi punon vetëm një sportel dhe nuk arrijnë t’i shërbejnë gjithë kolonës. Mbi 25 pesë autobusë presim ose më shumë”, shprehet A.A. për Nistorin.

    A.A. thotë se udhëtarët ndjehen të lodhur dhe të revoltuar nga torturat që ua bëjnë me pritjet disa orëshe. Ata u bëjnë apel institucioneve që të mos keqtrajtohen në kufi dhe ta kalojnë pushimin pa brenga.

    Gjatë këtij muaji pritet të regjistrohet një fluks i madh i udhëtarëve, për shkak se tani është koha e pushimeve dhe mërgimtarët kthehen në vendlindje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rrezikohet puna e grave | Raporti evidenton rrezikun nga inteligjenca artificiale

    Lajmi i rradhës

    Ministria e Jashtme e Osmanit do të harxhojë 117 mijë euro vetëm për reklamim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë