Rrezikohet puna e grave | Raporti evidenton rrezikun nga inteligjenca artificiale

    Një nga gjigantët e sistemit financiar amerikan “Goldman Sschs” ka hartuar një raport, sipas të cilit, 80 për qind e punëve që kryhen nga gratë, janë në rrezik, për shkak të Inteligjencës Artificiale.

    Ne pyetëm ChatGPT se kush rrezikohet më shumë nga Inteligjenca Artificiale, meshkujt apo burrat.

    “Rreziku nga inteligjenca artificiale nuk është i lidhur drejtpërdrejt me gjininë. Megjithatë, disa studime kanë treguar se ndikimet e automatizimit dhe mund të jenë të ndryshme për meshkuj dhe femra, kryesisht për shkak të roleve të ndryshme të punës dhe sektorëve të ndryshëm ekonomikë që ata mund të dominohen.

    Për shembull, ně disa vende, punët që janë më të prekura nga automatizimi dhe Inteligjenca Artificiale, si punët e prodhimit dhe transportit, janë dominuar kryesisht nga meshkujt. Ne anën tjetër, sektorët si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, të cilët janë më pak të prekur nga automatizimi dhe janë dominuar kryesisht nga femrat, pritet të rriten në të ardhmen.

    Megjithatë, kjo nuk do të thotë se femrat janë më pak të rrezikuara. Inteligjenca Artificiale gjithashtu mund të përdoret për të riprodhuar dhe përforcuar stereotipet dhe paragjykimet e gjinisë, ç’ka mund të krijojë barrierë për femrat në fusha të ndryshme, përfshirë teknologjinë dhe shkencën. Pra, ndërsa ndikimet e Inteligjencës Artificiale mund të jenë të ndryshme për meshkuj dhe femra, nuk është e drejtë të thuhet se njëra gjini është më e rrezikuar se tjetra në mënyre absolute. Rreziqet dhe sfidat e AI duhet të trajtohen në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh ndikimet e ndryshme mund të ketë njerëz të ndryshëm”, ishte përgjigja e ChatGPT.

    “Fakti që shumica e arkëtareve në Shqipëri, mbi 90 për qind janë femra, me automatizime të ndryshme, nuk do të jetë më e nevojshme që të jetë dikush në bankë që të numërojë paratë. Sot një mësues ka 30 nxënës dhe koha që harxhon ky mësues për një student për 45 minuta logjikisht i bie më pak se një minutë. Me Inteligjencën Artificiale, sigurisht që do të jetë më e personalizuar”, shpjegon eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi.

    Por, thekson ai, kjo është një sfidë që nuk duhet ta mendojmë dhe gjykojmë me mjetet që kemi deri më tani, por me ato që do të kemi në të ardhmen. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    “Puna nuk më pengon aspak në mësime” – 15 vjeçari që ndihmon familjen në punët bujqësore

    Lajmi i rradhës

    Mërgimtarët të revoltuar me pritjet e gjata – vazhdon avazi i vjetër nëpër kufijtë e RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë