Merkel mbaron epokën si kancelare: Zgjerimi edhe më i pasigurt!

    Kancelarja gjermane Angela Merkel përfundon karrierën e saj si kancelare, ndërsa u bën thirrje pasardhësve të saj të mos humbin shansin për të sjellë Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Siç potencon ajo, për këtë duhet një angazhim i fortë dhe durim, por procesi i zgjerimit nuk guxon assesi të ndërpritet

    Kancelarja gjermane Angela Merkel përfundon karrierën e saj si kancelare, ndërsa u bën thirrje pasardhësve të saj të mos humbin shansin për të sjellë Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Siç potencon ajo, për këtë duhet një angazhim i fortë dhe durim, por procesi i zgjerimit nuk guxon assesi të ndërpritet. “Në 16 vitet e fundit sa jam kancelare, lëvizjet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor u arritën me aktivizimin e Procesit të Berlinit në 2014”, sqaron Merkel. Në fillim të këtij viti, kancelarja gjermane filloi iniciativë diplomatike përmes së cilës kërkoi që Ballkani Perëndimorë përsëri të vendoset në listën e prioriteteve të larta të BE-së. Pa dyshim se ky proces do të vazhdon edhe pas ikjes së saj, por në formë të reduktuar, sepse zgjerimi i BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimorë nuk është në listën e prioriteteve të politikës së jashtme të pasardhësve të saj të mundshëm. “Rezistenca ndaj zgjerimit nuk mungon as në Bashkimin Evropian”, përsëriti Merkel pas konferencës së tetë për Ballkanin Perëndimor në kuadrin e Procesit të Berlinit. Në një moment, ajo vuri në dukje se jo vetëm Franca, por edhe vendet e tjera të BE, si Holanda dhe Bullgaria, ishin kundër procesit të zgjerimit, i cila me veton e saj të fundit bllokoi fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut, duke kushtëzuar vendin të heqë dorë nga identiteti, gjuha dhe historia nëse dëshiron të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian. “Interes primar i Bashkimit Evropian është ti përforcon proceset e bashkëpunimit në rajon me qëllim tejkalimit të ndarjeve. Neve na mbetet të kemi shumë durim dhe të angazhohemi për Ballkanin Perëndimorë”, potencoi Merkel.

    Ajo që shtrohet si dilemë është se për çfarë durimi bëhet fjalë dhe nëse me largimin e Merkel zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor bëhet një proces i pasigurt, dhe pyetja që imponohet nëse Maqedonia e Veriut duhet të konsiderojë seriozisht rrugët alternative, nëse zgjerimi pas epokës së Merkel vihet në një “Stand By”! “Me ikjen e zonjës Merkel humb politika evropiane në përgjithësi, sepse ka qenë një autoritet i pakontestueshëm”, shprehet Muhamed Halili ish diplomat.

    Ai thotë se ikja e Merkel nuk do të ndikoj shumë në procesin integrues të Maqedonisë së Veriut dhe se vendi ynë duhet të krijojë relacione të ngushta të bashkëpunimit jo vetëm me partinë CDU por edhe me socialdemokratët e Gjermanisë. “Por, në kohën kur në Evropë nuk ka personalitete të shquara siç ishin përpara De Gol, Zhak Shiraki etj, megjithatë ajo nuk do të thotë se do të ishte një katastrofë e vërtetë sepse vetë partia e saj është në favor edhe më tutje të qëndrojë në politikbërjen e Gjermanisë dhe Evropës, sepse politikën nuk e bën një njeri, një njeri e bën autoritetin, e imponon autoritetin, ndërsa konturat e përgjithshme të politikës bëhen në grupe të caktuara brenda partisë politike. Gjithsesi se do të jetë dëm, por sa i përket Maqedonisë së Veriut nuk konsideroj se do të jetë një katastrofë, sepse ajo nuk është politikë individuale, ajo ka qenë politikë e CDU-së ndaj Ballkanit, zgjerimit të Ballkanit, afrimit të Ballkanit Perëndimorë brenda konturave evropiane, kështu që ne do të duhet që të punojmë, të bëjmë relacione të ngushta të bashkëpunimit me partinë, jo vetëm CDU por edhe me socialdemokratët të cilët në përgjithësi i kanë përkrahur gjithnjë politikat e integrimeve evropiane”, ka deklaruar për KOHA, Muhamed Halili, ish-diplomat./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Përse ndodh fryrja e duarve | Si ta trajtoni në shtëpi

    Lajmi i rradhës

    Ngecin shërbimet për qytetarët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë