Ngecin shërbimet për qytetarët

    Organizatat joqeveritare, thuhet në raport, vlerësojnë se shërbimet administrative nuk janë të shpërndara në mënyrë përkatëse në tërë territorin e vendit, ndërsa qendrat ekzistuese “një pikë për shërbimet”, nuk është lehtë e disponueshme. Perceptimet nuk janë fort për të lëvduar apo janë mjaft negative edhe lidhur me përshtatjen e shërbimeve ndaj nevojave të grupeve të prekshme të qytetarëve

    Përparim i caktuar në reformat në administratën publike, transparencën dhe financat publike, por ngecje në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Dobësi janë vërejtur në menaxhimin me resurset njerëzore, punësimet e përkohshme si dhe bashkëpunimin me sektorin civil. Këtë ndër të tjerash e tregon monitorimi i reformës së administratës publike 2019-2020 i realizuar nga Instituti për Politikë Evropiane. Në raport me shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia është më e mira në menaxhimin me financat publike, ku hulumtimi ka treguar se janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për menaxhimin e financave publike në vend, si dhe janë krijuar aplikacione të rëndësishme për ndjekjen e financave publike. Është përmirësuar edhe komunikimi dhe bashkëpunimi i Entit shtetëror të revizionit apo auditmit me opinionin publik. Lidhur me dhënien e shërbimeve, perceptimi i qytetarëve për angazhimet e qeverisë, nuk është përmirësuar. Perceptimi i sektorit civil për qasjen ndaj shërbimeve administrative është i njëjtë si në periudhën 2017-2018, dhe mbetet në një masë të madhe edhe më tej negativ.

    Organizatat joqeveritare, thuhet në raport, vlerësojnë se shërbimet administrative nuk janë të shpërndara në mënyrë përkatëse në tërë territorin e vendit, ndërsa qendrat ekzistuese “një pikë për shërbimet”, nuk është lehtë e disponueshme. Perceptimet nuk janë fort për të lëvduar apo janë mjaft negative edhe lidhur me përshtatjen e shërbimeve ndaj nevojave të grupeve të prekshme të qytetarëve. Shumica e organizatave joqeveritare vlerësojnë se kanalet për komunikim elektronik nuk janë lehtë të disponueshme për grupet e prekshme, ndërsa procedurat për ofrimin e shërbimeve nuk janë të përshtatura ndaj nevojave të tyre. Rezultatet e anketës lidhur me perceptimin e opinionit në fund të verës së vitit 2020, më tej tregojnë se 50 për qind e qytetarëve të anketuar pajtohen se Qeveria ka thjeshtësuar procedurat administrative për to dhe bizneset, ndërsa 36 për qind nuk pajtohen me një pohim të tillë. Afër 58 për qind e qytetarëve të anketuar pajtohen se angazhimet qeveritare kanë përmirësuar ofrimin e shërbimeve që paraqet një ulje të konsiderueshme në raport me ciklin e monitoritmit 2017-2018, kur ku rezultat ishte 71.6 për qind.

    Në përgjithësi, kur bëhet fjalë për shërbimet elektronike, vlerësohet se mungojnë udhëzime të thjeshta dhe të lehta për përdoruesit, ndërsa ato nuk janë të disponueshme për shërbimet kryesore si regjistrimi i veturës dhe lëshimi i dokumenteve personale. Në raport, më tej theksohet se udhëzime të thjeshta për zbatim nga ana e qytetarëve se si të kenë qasje ndaj shërbimeve administrative ofrohen vetëm për regjistrimin e kompanive dhe paraqitjet për TVSH-në, si dhe pagesat. Të dyja shërbimet përcillen me përmbajtje vizuale që udhëzojnë shfrytëzuesit si të shfrytëzojnë portalet e shërbimeve elektronike. Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia e Kadastrës së Patundshmërive nuk sigurojnë udhëzime të thjeshta për qytetarët se si të fitojnë shërbimet e tyre. Kur bëhet fjalë për nismat apo projektet qeveritare për thjeshtësimin e administratës, me të cilat është përmirësuar ofrimi i shërbimit, afër 48 për qind e qytetarëve vlerësojnë se kontaktet me administratën janë lehtësuar në dy vitet e fundit, që paraqet një rritje të caktuar në raport me 43.8 për qind të qytetarëve në ciklin e monitorimit 2017-2018.

    Megjithatë kur bëhet fjalë për pyetjen nëse është zvogëluar koha e nevojshme për të fituar shërbimet administrative, perceptimet e qytetarëve janë të ndara për shkak se 45.6 për qind pajtohen dhe 42.2 për qind nuk pajtohen me një konstatim të tillë. Informacionet për punën e Qeverisë janë të disponueshme dhe të kuptueshme, por kur bëhet fjalë për shërbimet elektronike që ju ofrohen qytetarëve si vegël, ekziston akoma shumë hapësirë për përparim për shkak se nga 700 shërbime, vetëm rreth 150 janë elektronike, ndërsa të tjerat përmbajnë udhëzime se si dhe ku qytetarët mund të fitojnë dokumentet e kërkuara. Si një nga dobësitë e cekura në hulumtimin e Institutit Evropian, është edhe implementimi i ligjeve për nëpunësit shtetëror dhe administratën publike, si dhe plotësimi i administratës me punësimet e përkohshme, dhe kriteret dhe komisionet për seleksionimin e kandidatëve.

    Lidhur me punësimet e përkohshme – është vërejtur angazhimi i personave pa shpallje, dhe pa plotësimin e kritereve të njëjta që vlejnë për shërbim. Theksohet se procedurat për punësim janë të ngarkuara me dorëzimin e dokumentacionit që i bën vështirë të disponueshme për kandidatët e jashtëm, ndërsa komisionet e përzgjedhjes nuk i arsyetojnë vendimet e tyre. Raporti në këtë kontekst thekson se nëpunësit e lartë udhëheqës gjenden nën sistemin e lartë të diskrecionit, apo të emërimeve dhe shkarkimeve politike. Si pozitive theksohet shpallja e buxhetit vjetor, raporteve për realizimin e buxhetit në nivel vjetor si dhe qasja ndaj raporteve tre mujore dhe gjysmë vjetore. Gjithashtu buxheti qytetar ofron qasje për buxhetin për qytetarët përmes aplikimit apo programit të sajuar për qytetarët. Për lëvdatë janë edhe ueb faqet si financat e hapura, borxhi publik si dhe transparenca financiare. Lidhur me qasjen e informacioneve për furnizimet publike, theksohet se çdo kush mundet falas të kyçet në Sistemin elektronik për furnizime publike për të këqyrur shpalljet, furnizimet dhe ankesat elektronike si dhe marrëveshjet e nënshkruara./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Merkel mbaron epokën si kancelare: Zgjerimi edhe më i pasigurt!

    Lajmi i rradhës

    Disa këshilla si të përzgjidhni shalqinin perfekt e të ëmbël

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë