Merkel përzgjedh përshëndetjen me grusht, por Rama i zgjat dorën

    Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama u përshëndetën me grusht.

    Më pas nisi ceremonia e përgatitur për nder të vizitës së saj.

    Kryeministri Rama i zgjati dorën për ta takuar, por kancelarja ka preferuar përshëndetjen me grusht edhe në kuadër të zbatimit të masave kundër COVID-19.

    Ajo do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.

    Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

    Më pas nisi takimi Tête-à-tête mes Ramës dhe kancelares Merkel në Pallatin e Brigadave. 

    Lajmi Paraprak

    Stilet e prindërimit: Si ndikojnë tek fëmijët

    Lajmi i rradhës

    Mickoski parashtroi dhjetë pyetje që opinioni nuk ka marrë përgjigje nga pushteti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë