Mickoski parashtroi dhjetë pyetje që opinioni nuk ka marrë përgjigje nga pushteti

    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në “Facebook” parashtroi 10 pyetje për të cilat opinioni nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Zaev dhe nga ministri Filipçe.

    “Politikën anash, anash edhe mungesën e moralit që e pamë se nuk e kanë, pyetjen që çdo njeri i parashtron janë brenda sensit të përbashkët:

    “Si janë ndërtuar spitalet modulare, çfarë materiale dhe në cilën mënyrë? A ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë nga ndërtuesi standardet minimale për ndërtimin e këtyre objekteve? Sa është paguar për ndërtimin e tyre dhe a përkon me prodhimin e marrë? Pse nuk ka pasur pajisje kundër zjarrit dhe sistem për mbrojtje kundër zjarrit?> Pse nuk ka pasur personel mjekësor të mjaftueshëm dhe si është ajo mbrojtje shëndetësore ku mjek janë familjarët e të sëmurëve? Pse është paguar ryshfet për kujdes ndaj pacientëve? Cili nga Qeveria kërcënon familjarët e viktimave nga aksidenti dhe ua tërheq vëmendjen për dëshmi? Nëse Departamenti për krim të organizuar në Prokurori nuk udhëheq në procedurë, atëherë kush duhet ta bëjë këtë në prokurori? A dëgjoi PTHP deklaratën e kryeministrit Zaev i cili pranoi se është i i përfshirë thellë në hetimin i cili duhet të jetë objektiv? Çfarë duhet të ndodhë që Zoran Zaevi dhe Filipçe të japin dorëheqje”, pyeti Mickoski.

    Ai shtoi se karriget e Zaevit dhe Filipçes nuk janë më të rëndësishme se e vërteta.

    Ndryshe, në rastin tragjik në Spitalin Modular të Tetovës humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.

    Lajmi Paraprak

    Merkel përzgjedh përshëndetjen me grusht, por Rama i zgjat dorën

    Lajmi i rradhës

    Në zjarrin tragjik në Tetovë do të përfshihen katër ekspertë gjermanë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë