Merko nuk e respekton vendimin e Gjykatës Themelore për kthimin e Resul Hanit

    Kryetari i Strugës, Ramiz Merko, nuk e respekton vendimin e Gjykatës Themelore të Strugës, me të cilën u urdhërua kthimi i Resul Hanit në vendin e punës, shef i sektorit të urbanizmit në komunë, thotë Hani.

    Më parë, në vitin 2017, pasi Merko u bë kryetar komune, Hani dhe disa të punësuar tjerë, për të cilët Hani thotë se ishin politikisht të papërshtatshëm për Merkon, i ka ripozicionuar në pozita më të ulëta.

    Hani thotë ndonëse Merko, fillimisht ka marrë vendim për ta rikthyer si shef, menjëherë pastaj ka marrë një vendim të ri, për ta pezulluar nga puna. Shpjegimi i tij ishte se ndaj Hanit po zhvillohet procedim penal, por ai e mohon këtë.

    Hani bën të ditur se do të ngrejë padi për shkak të pezullimit, por edhe siç pretendon ai për mobing nga viti 2017 e deri më sot. Alsat kërkoi qëndrim nga kreu i Komunës Ramiz Merko, por i njëjti nuk iu përgjigj thirrjeve tona. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Paga minimale do të vazhdojë të rritet”

    Lajmi i rradhës

    Salihu: A mund të flasin për të ardhmen e ndritur ata që e nxijnë të sotmen?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë