Mersiha Smailoviq, kandidate për president në RMV nga komuniteti boshnjak

    Për herë të parë në historinë e Maqedonisë, boshnjakët do të kenë kandidatin e tyre për president të vendit.

    Bëhet fjalë për Mersiha Smailoviq, e cila do të jetë kandidate e Bashkimit Demokratik Boshnjak.
    Mersiha Smailovic është avokate dhe aktiviste civile.

    Në angazhimin e saj qytetar është aktive në fushën e avokaturës për të drejtat e njeriut, diskriminimin, barazinë gjinore, të drejtat e grupeve etnike etj.

    Punimet e saj kërkimore mbi të drejtat e refugjatëve, islamofobinë, të drejtat e grave janë botuar në disa botime vendore dhe ndërkombëtare.

    Ajo ishte e përfshirë në mënyrë aktive në misione të shumta humanitare në nivel global dhe lokal.
    Mersiha u diplomua në Universitetin e Sh. Kirili dhe Metodi në Fakultetin Juridik, dhe aktualisht është duke ndjekur studimet master në të Drejtën Ndërkombëtare në të njëjtin universitet.

    Ajo është alumne e organizatës amerikane Vital Voices, e cila u themelua nga Hillary Clinton dhe synon të edukojë dhe mbështesë gratë në politikë.

    Mersiha ka lindur në Shkup, është e martuar dhe nënë e dy vajzave.

    Po ashtu është pronare e kompanisë për shërbime financiare dhe juridike NAHLA CONSULTING, ku aktualisht punon me kohë të plotë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Dobësohet blegtoria në RMV, përgjysmohet numri i kafshëve!

    Lajmi i rradhës

    Thatësirat, a ka shpresë për më shumë shi në Europë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë