Mes viktimave të tragjedisë në Zvicër është edhe shtetasi maqedonas Stiven Ivanovski

    Sipas medias në gjuhën maqedonase, shtetasi nga RMV Steven Ivanovski, i cili u zhduk në zjarrin katastrofik në barin “Le Constellation” në resortin zviceran të skive Crans-Montana, është midis të vdekurve, kështu mëson “Skopje1” nga burime pranë familjes, përcjell Nistori.

    Pas disa ditësh pasigurie dhe kërkimesh në spitale në disa vende europiane, analiza e ADN-së konfirmoi se Ivanovski nuk arriti t’i shpëtonte zjarrit.

    Konfirmimi tragjik vjen pas ditësh shprese dhe pritjeje, gjatë të cilave familja dhe miqtë besonin se ekzistonte mundësia që Steven të ishte shtruar në spital jashtë Zvicrës, pasi ai nuk ishte i regjistruar në spitalet e vendit. Të afërmit e tij kishin informuar më parë se kontrollet ishin zgjeruar edhe në Francë dhe Itali, por pa informacione konkrete për gjendjen e tij.

    Ministria e Punëve të Jashtme e RMV kishte konfirmuar më herët se një rast i një shtetasi maqedonas të zhdukur ishte raportuar pas zjarrit dhe se ambasada ishte në komunikim të vazhdueshëm me familjen, si dhe me institucionet zvicerane, ndërsa procesi i identifikimit të viktimave ishte në vazhdim.

    Steven Ivanovski u pa për herë të fundit natën e Vitit të Ri, pikërisht kur një zjarr shpërtheu në bodrumin e barit, duke lënë të vdekur dhjetëra persona dhe duke plagosur qindra të tjerë. Zhdukja e tij shkaktoi një valë thirrjesh në rrjetet sociale, me familjen dhe miqtë që kërkonin çdo informacion për fatin e tij. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Bëj çfarë ndjen”: mesazhi modern me pasoja tragjike

    Lajmi i rradhës

    Zhernovski i kërkon dorëheqjen Mickoskit pas incidentit me emigrantët në sheshin ‘Maqedonia’

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë