Zaev dhe Donfried konfirmuan partneritet strategjik ndërmjet RMV-së dhe SHBA-së

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, mbrëmë vonë ka pasur një bisedë telefonike me Ndihmës Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Karen Donfried, e cila në emër të Qeverisë së SHBA-së dhe qytetarëve të SHBA-së shprehu ngushëllime të thella qytetarëve të Maqedonisë për të viktimat nga aksidenti tragjik në Bullgari, njoftojnë nga Qeveria.

    “Ata shtuan se kryeministri Zaev dhe ndihmës sekretari i shtetit Donfried diskutuan për procesin eurointegrues në Maqedoninë e Veriut dhe shprehën mbështetjen e plotë nga Shtetet e Bashkuara për hapjen e negociatave me BE-në në dhjetor të këtij viti.

    Bashkëbiseduesit u pajtuan se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është interes politik i jashtëm dhe gjeostrategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Në bisedën telefonike u konfirmua partneriteti strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat tani janë partnerë të NATO-s”, thonë nga Qeveria.

    Lajmi Paraprak

    Kanada do të vazhdojë të lobojë për njohjen e Kosovës

    Lajmi i rradhës

    Unai Emery kandidat për trajnerin e ri të Manchester United

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë