Unai Emery kandidat për trajnerin e ri të Manchester United

    Trajneri i Villarrealit, Unai Emery thuhet se është në listën e ngushtë të Manchester Unitedit për punën e trajnerit.

    Djajtë e Kuq kanë shkarkuar Ole Gunnar Solskjaerit gjatë javës së kaluar dhe në vend të tij kanë emëruar Michael Carrick si trajner të përkohshëm.

    Megjithatë, drejtuesit e klubit nga Old Trafford janë duke punuar për të gjetur një trajner të përhershëm dhe deri tani shumë emra janë shfaqur.

    Sipas gazetës gjermane Bild, Unai Emery është ndër emrat që Manchester United po shqyrton për trajnerin e tyre të ardhshëm.

    Ish-trajneri 50-vjeçar i Arsenalit refuzoi një lëvizje te Newcastle në fillim të këtij sezoni, por po gjurmohet nga Unitedi pas punës së mirë me Villarrealin.

    Emery e udhëhoqi Villarrealin drejt lavdisë së Ligës së Evropës sezonin e kaluar, duke mposhtur pikërisht Unitedin me penallti në finale.

    Emra tjerë që po shikohen nga Unitedi janë Mauricio Pochettino, Erik ten Hag, Zinedine Zidane, Brandan Rodgers dhe Ernesto Valverde. 

    Lajmi Paraprak

    Zaev dhe Donfried konfirmuan partneritet strategjik ndërmjet RMV-së dhe SHBA-së

    Lajmi i rradhës

    Takimi i Vuçiqit me Putinin në Moskë paraqitet si “cirk diplomatik” në Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë