“Mësimdhënësit të vendosin interesin e nxënësve si prioritet”

    Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj grevës së mësimdhënësve e cila sot është në ditën e dytë. Në komunikatë thuhet se e drejta për arsimim është e drejtë e garantuar me kushtetutë, prandaj ka ftuar mësimdhënësit që të vendosin interesin e nxënësve si prioritet, duke përmendur edhe rritjen graudale të pagave që LSDM ka bërë në arsim.

    “Nevoja për një vlerësim dinjitoz të punës së mësuesve është e qartë, por në interes të nxënësve. Ajo çka është e rëndësishme momentalisht është që mësimdhënia të vazhdoj dhe mos të këtë ndërprerje. E drejta për arsimim është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë e çdo fëmije. Prandaj u bëjmë thirrje arsimtarëve që në radhë të parë ta vendosin interesin e fëmijëve. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja gjithmonë i ka dëgjuar mësimdhënësit. Në 3 vitet e fundit, tre herë kemi rritur të ardhurat personale të mësuesve me 21%”.

    “Pagat e punëtorëve në çerdhe janë rritur për më shumë se 21%, që mesatarisht do të thotë rritje nga 4.300 denarë në 5.700 denarë për edukatoret, që historikisht është rritja më e madhe deri më tani për këtë staf. Rritja e pagës minimale është përcjellë me harmonizimin e të gjitha pagave, në përputhje me Ligjin për pagën minimale”, thuhet në komunikatë.

    LSDM ka reaguar dhe ndaj faktit që sipas tyre VMRO-DPMNE po bën partizim të situatës së grevës, duke e cilësuar si parti e cila e fundit ka drejtë të flas lidhur me situatën e arsimit në vend.

    “Në të njëjtën kohë kur VMRO-DPMNE ka një vit të tërë duke bllokuar Ligjin për mësimdhënësit, i cili ndër të tjera parasheh paga më të larta, po e njëjta parti politizon grevën e SASHK-ut në dëm të mësimdhënësve dhe nxënësve. Është partia e fundit që mund të flasë për arsimin apo pagat e mësuesve. Zgjidhjet janë të mundshme vetëm përmes dialogut social të sindikatave dhe institucioneve kompetente”, thuhet në deklaratë.

    Kujtojmë se greva e SASHK-ut nisi dje në të gjitha institucionet edukativo – arsimore në Maqedoninë e Veriut dhe sipas raportimeve zyrtare nga SASHK, e njëjta është realizuar me 100% bojkot.

    Lajmi Paraprak

    “Rritja e inflacionit do të rritë numrin e të varfërve në RMV”

    Lajmi i rradhës

    Kosova paralajmëron bashkëpunim me Zvicrën për pretendimet e Dick Martyt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë